“Kerry po na vinte , ç’peshqesh po na binte”?

Amerika , duke parë ndër shekuj torturat murdare që punonin serbët mbi popullin shqiptar u pikëllua shumë nga pikëpamja humanitare dhe mendoj se në të gjitha këto bolba që po punoheshin në kurriz të popullit shqiptar kishte  dhe kane pjesë edhe Sh . B. A  të cilët e kanë quajtur veten Kryeqyteti i Lirive.

Prandaj ish Presidenti Clinton duke e konsideruar Kosovën si një jetime të adoptuar të Amerikës bindi parlamentin dhe senatin dhe me konsensusin e tyre i tha Millosheviçit STOP .

Por ky i fundit i tërbuar nga një eufori sllave, i tha Clinton- it jo .

Ngjarjet që krijoj më vonë Millosheviçi duke nxjerrë një milion popull nga vatrat e tyre dhe pritja që i bënë shqiptarët vëllezërve kosovar pa pagesë banimi dhe ushqimi si dhe pa afate kohorë qëndrimi i bindi edhe ato pakë senatorë kundërshtar të Clinton-it në favor të tij dhe kështu çështja e Kosovës u bë një sfidë e tërë Amerikanëve të bardhe e të zi .

Kurse qëndrimi bujarë i shqiptarëve ndaj vëllezërve të tyre  e ngriti popullin tonë në shkallën më te lartë të admiratës . Keshtu, John Kerry që po vjen sot në Shqipëri , Sekretar i Jashtëm i Sh. B. A i njeh mirë politikanët shqiptarë me dhëmbë e me dhëmballë e madje se sa herë ato shkojnë në banjo .

Kështu që sipas mendimit tim çdo gënjeshtër apo truk që mund të ketë përgatitur Edi Rama për ti hedhur hi syve të atij mendojë se të kotë e ka tërë ditën e ditës se Kerry nuk e hanë  kollaj atë kokrrën e ullirit të mashtruesit .

Po ashtu them se paraqitja e  Lulzim Bashës, burrëria dhe guximi i tij nuk mund ta mashtrojë Kerry – in për gafat e partisë së tij që nuk e përgatiti PD si duhet kundrejt një kundërshtari gënjeshtar , burracëve , miq kriminelësh e hajdutësh të të gjitha kallëpeve .

Kështu që për  Z. Kerry që po vjen as Basha nuk paraqitet dot para tij si engjëlli i pafajshëm se ma për Ramën ai e ka të qartë se era e qelbur korruptive ,kriminale matrapaze ka kaluar Oqeanin Atlantik prej  kohësh kaq sa Amerikanët e ndershëm po zënë hundët me duar .

Amerikanët janë njerëz te rritur brez pas brezi me liri dhe nuk janë si ata që Edi Rama mbledh ose grumbullon në pallatin e kulturës në Vlorë dhe u tregon atyre barsoleta pa pike ndroje  se ata Vlonjat që e duar-trokasin për politesë janë gati që sa po ti hiqet pushteti ti vënë aty samarin e ta çojnë për dru ose ti vënë gomonen e ta çojnë nën urat e Parisit ku madje duket se ai e ka vendin akoma të hapur ( bosh ) që kur Fatos Nano na e solli këtu peshqesh nga xhehenemi .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button