Çka është pasuria e vërtetë për ty?

Të kesh shumë para saqë mendon se mund të notosh në to ?
Apo të kesh shumë vetura të shtrenjta saqë një ditë do të të konfiskohen/do të hiqen prej përdorimit tënd ?
Paraja është rrënja e të gjithë këqijave.
Pasuria e vërtetë është MENDJA.

Ne mundemi çdo send të marrim me vete sa jemi të gjallë , por vetëm mendjen do ta marrish me vete kur të vdesësh.
Mendja yte do të qëndrojë brenda në kokë , idealet e tua askush nuk mundet të ti vjedhë sepse nuk janë para..
Janë diçka më te vlefshme sesa paraja.
Diçka që me të vërtetë meriton të quhet PASURI.

Secili prej nesh din ta përdorë trurin në mënyrë te vetë , por çka është më interesant tek ky fakt është se të gjithë e kanë të njëjtën pasuri por shumica dinë që ta vlerësojnë atë dhe që ta vendojnë në funksion apo ta përdorin pasurinë e tyre.

Nuk është faji tek pasuria e tyre , është faji tek njerëzit që e posedojnë atë pasuri sepse ata nuk interesohen se si të blejnë më shumë dituri me pasurinë e tyre dhe më në fund ia lënë fajin dikujt tjetër për gabimet e tyre.
Një send është ta kesh pasurinë e mos të blesh me të , tjetër send është që do ta kesh atë pasuri por nuk din se si të arrish t’ia bësh.

Mundohu që të japësh dhe marrësh pasuri , mësoji të tjerët që në kthim të mësosh dhe ti diçka nga ata.
Nëse do që tjerët ta vlerësojnë opinionin tënd , ti duhesh ta tregosh atë , shprehu !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button