Fatimja ua ktheu krenarinë shqiptarëve

I dëshpëruar nga profesori im i nderuar Emin Azemi dhe i tmerruar nga parashutisti që lëshohet ku se pret, Petrit Menaj (kësaj radhe e prisja). Fillimisht nul dua ta besoj se profesori im dëshiron të amortizoj gjithë atë goditje që një femër e re shqiptare i dha këtij regjimi.

I nderuar profesor, në rrethana të tjera do të ishte thjeshtë punë prokurori kjo që bëri prokurorja Fatime, por nuk mund të jetë “thjesht punë” në një kohë kur alamet burra të cilët u ofenduan e përbuzën nga Jankullovska e ata nuk guxuan ti thonë as offf. Nuk është thjeshtë punë kur një prokurore godet një ish ministre e cila paraprakisht arriti ti çojë zvarrë alamet “komandanta e burra” të një partie që në vazhdimësi pretendon të quaj veten parti ushtarësh. Profesor i nderuar, ju e dini se nuk është lajm kur qeni e kafshon njeriun, por kur njeriu e kafshon qenin. Për herë të parë pas kaq vitesh një shqiptare e kafshoi regjimin që ësht më i egër se një qen i tërbuar dhe e kafshoi një Jankullovskë e cila burgosi e vrau qindra shqiptarë e ish ushtarë të asaj ushtrie në emër të së cilës thiren sot ata që nuk arritën të bëjnë as minimumin e Fatimes.

Profesor, Fatimja bëri atë që 10 vite se bëri një alamet parti e do alamet komandanta. Ky është lajm. E doni më troç? Fatimja e kapi pët fyti atë që e dëgjuam se si planifikonte ti kapi për fyti shqiptarët të cilët janë të pambrojtur. Fatimja ua ktheu krenarinë shqiptarëve. Të tjerë janë ata që nuk e bënë as punën e vetë e as punën e Fatimes.
E për atë që aktron sigurim zbulues e kundërzbulues s’do të humb shumë kohë. Atë e dinë të gjithë as se mer kush seriozisht e as ndikohet kush. Thjesht e bën punën e merr bakshishin nga nëna parti dhe le të vazhdojë të merr bile paratë të cilat edhe ashtu partia e tij ato para i ka të vjedhura, ndërsa ky i gjori nxjerr kafshatën dhe nuk ka asnjë efekt, pasojë ose ndikim, e dinë të gjithë kush është.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button