Greqi, arrestohet tregtari shqiptar i drogës, u kap me kanabis

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar dje në Greqi, i njohur nga policia si tregtar droge. Shqiptari u prangos në zonën e Selanikut pranë shtëpisë së tij dhe iu gjetën disa kuti të mbyllura hermetikisht.

Nga kontrolli, rezultoi se në këto kuti kishte lëndë narkotike. Droga ishte e ndarë në pako të ndryshme, e cila mendohet se do të shitej në tregun vendas.

Kështu, 29-vjeçarit iu gjet një pako me kanabis me peshë 2.8 kilogramë kanabis, dy qese me nga 440 gram kanabis dhe një pako me 360 gram kanabis. Gjithashtu, rezultoi se shqiptari qëndronte në Greqi me dokumente të parregullta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button