Alegri: Pas Napolit radhën e ka Bayerni

Pas fitores 1-0 ndaj Napolit në minutat e fundit të ndeshjes luajtur mbrëmë në “Juventus Stadium”, trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Veçanërisht për mënyrën se si ekipi arriti të rikuperojë nisjen e keqe të kampionatit, duke arritur fitoren e 15-të radhazi.

“Të fitosh ndaj Napolit nuk ishte e lehtë, por e rëndësishme është që tani jemi në krye të renditjes. Por ka ende edhe 13 javë deri në fund, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në çdo takim, pasi ka shumë pikë ende në lojë”, tha Allegri, që kërkon të ulë euforinë.

Trajneri përgëzon skuadrën për paraqitjen dhe rezukltatin, veçanërisht Zaza, që i dha golin e fitores dhe tri pikët që bënë të mundur parakalimin e Napolit në klasifikim. “Më duhet të përgëzoj djemtë, pasi janë rritur shumë teknikisht në nivel personal dhe si skuadër. Një fitore që na jep besim për të ardhmen, pasi të mundësh kryesuesit nuk është asnjëherë e lehtë.

Ishte një test i rëndësishëm para Champions League. Nëse luajmë kështu gjithnjë, mund të fitojmë kudo, jam i bindur. Skuadra ka gjetur mekanizmat e duhura për të ecur përpara, për të përballuar çdo kundërshtar”, deklaroi Allegri

Në fund, trajneri i bardhezinjve shpjegon edhe se kush ishte çelësi i fitores në këtë sfidë. “Ishte një garë shumë taktike, pasi Napoli ishte i saktë në mbajtjen e qarkullimin e topit. Këto ndeshje vendosen nga një episode i vetëm, ose zhbllokohen nga një gol që në fillim.

Duhej vetëm durim për të gjetur episodin e duhur dhe për ta kthyer në favorin tonë. Tani t’i futemi punës për ndeshjen e radhës, pasi kjo eufori duhet përkthyer në një tjetër rezultat pozitiv në fushë”, u shpreh, që u tregua i saktë edhe në zëvendësimet e bëra. Futja e Zaza ishte një lëvizje e duhur, pasi i dha fitoren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button