Kosovë: Me 17 shkurt opozita do të protestojë deri në rrëzim të Qeverisë!

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare në vend janë shprehur të vendosur për të protestuar deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Sipas tyre, opozita me përkrahjen e qytetarëve ka arritur që ta ndalë Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin, ndërsa tani,sipas tyre, do t’ia dalin që ta rrëzojnë Qeverinë. Këto qëndrim opozitarët e kanë shprehur të shtunën në një tubim me qytetarë në Prishtinë.

Ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është shprehur i bindur se protesta e 17 shkurtit do të jetë edhe më masive sesa ajo e 9 janarit, të cilën ai e quajti si më të madhën që nga paslufta.

“Protesta e 9 janarit ka qenë më e madhja në Kosovën e pasluftës. Ne duhet ta thyejmë këtë rekord më 17 shkurt… Serbia nuk ka hasur në rezistencë nga Qeveria e Kosovës, kjo është fatkeqësia e vendit tonë, por ka hasur në rezistencë vetëm nga opozita e bashkuar. Republikën e Kosovës nuk e mbron Qeveria, madje ajo nuk është as neutrale, ajo po e mbron ‘Zajednicën’ e Serbisë”, ka potencuar Kurti.

Sipas tij, opozita e bashkuar i ka dhënë Serbisë goditje çfarë nuk i ka dhënë asnjë qeveri e Kosovës deri më tani.

“Me peticionin prej mbi 205 mijë qytetarëve, me gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, me aksione simbolike, protesta e manifestime anekënd Kosovës që kulmuan me protestën e 9 janarit, ne i kemi dhënë goditje të fuqishme Qeverisë së Serbisë. Asnjë qeveri e Kosovës në asnjë rast nuk i kanë dhënë goditje Serbisë si i ka dhënë opozita e bashkuar”, ka shtuar deputeti i “Vetëvendosjes”.

Ai madje ka thënë se pasi që kryeministri, Isa Mustafa, dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, e kanë lidhur fatin e tyre me Asociacionin, atëherë duhet të shkojnë edhe ata bashkë me Asociacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button