John Kerry nesër mund ta takojë Hashim Thaçin

Një ekip nga Klan Kosova po qëndron në Tiranë për shkak të vizitës së nesërme të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.

Kerry mendohet se do të qëndroj rreth tre orë në kryeqytetin shqiptar dhe në fillim në aeroportin “Nëna Terezë” ai do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Më pas ai do të takohet edhe me ministrin e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati e kur do kalojë në qendër Kerry do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në fund sekretari amerikan do të ketë një takim me të parin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe me një grup të të rinjve intelektual në Shqipëri.

Sipas disa informacioneve jo të konfirmuara, Kerry mendohet se do ta takojë edhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button