Rasti “Kumanova”, Prishtina kërkon hetim ndërkombëtar

Në seancën e fundit gjyqësore për ngjarjet e majit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku 29 persona akuzohen për veprën penale terrorizëm, është ngritur dyshimi se 5 persona nga ky grup janë ekzekutuar pasi iu dorëzuan policisë, transmeton Alsat M.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shala deklaroi se për të pasur një pasqyrë të saktë të asaj se çfarë ka ndodhur në Kumanovë duhet bërë një hetim ndërkombëtar nga organizatat për të drejtat e njeriut. Shala ka theksuar se mospublikimi i analizave të obduksionit të trupave të të vrarëve e bën procesin edhe më misterioz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button