Policia Shqiptare plan masash për vizitën e kryediplomatit të SHBA-së në Tiranë

Me rastin e vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së në Tiranë, John Kerry nesër, Policia e Shtetit Shqiptar ka hartuar një plan masash të detajuar me detyra për të gjitha strukturat policore për garantimin rendit publik dhe sigurimin e mbarëvajtjes së kësaj vizite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike janë angazhuar 1548 punonjës policie nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të rendit publik, anti-terrorit, Policisë Rrugore, të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Drejtori i Pergjithshëm për Sigurinë, Altina Qato deklaroi në një konferencë se në këtë kuadër, para, gjatë dhe deri në përfundim të vizitës, Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë marrë të gjitha masat për kontrollin e plotë të territorit, rritjen e sigurisë në akset rrugore dhe në objektet e rëndësishme shtetërore, si dhe në vendet e ambientet ku do zhvillohen aktivitetet e kësaj vizite, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së Kerry-t strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë dhe koordinojnë masat edhe me institucionet e tjera të sigurisë në vend vend, si Shërbimin Informativ Shtetëror, Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes dhe me Gardën e Republikës. Po kështu për kontrollin nga ajri do të patrullojë një helikopter i Forcave të Armatosura me një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë.

Janë parashikuar kufizime të qarkullimit të mjeteve në aksin rrugor kryesor Rinas – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në disa akse rrugore të qytetit të Tiranës që lidhen me këtë aks rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button