Kerry akuzon Rusinë për fushatën e bombardimeve në Siri

Sekretari i Amerikan i shtetit, John Kerry, të shtunën, më 13 shkurt, e ka akuzuar Rusinë për bombardimin e grupeve legjitime opozitare dhe civilet në Siri.

Ai ka thënë se Moska duhet që t’i zgjedhë shënjestrat në mënyre që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit që është bërë të hënën.

“Deri më sot, shumica e sulmeve Ruse kanë qenë kundër grupeve legjitime opozitare. Prandaj që t’i përmbahen marrëveshjes së arritur, shënjestrat e Rusisë duhet të ndryshojnë” u deklarua Kerry në konferencën e sigurisë të mbajtur në Munich të Gjermanisë.

Aj gjithashtu shtoi se Shtetet e Bashkuara e favorizojnë “një Mbretëri të Bashkuar shumë të fuqishme të qëndrojë në Bashkimin Europian”.

Vërejtjet e Kerry-t në Munich erdhën disa orë pasi kryeministri Britanik, David Cameron, shpalosi dëshirën e Britanisë për ta ruajtur sovranitetin e saj si shtet, duke apeluar për mirëkuptim nga Bashkimi Europian në bisedimet e tij për rregullat e anëtarësisë që mund të vendosen javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button