Janeva me ankesa për mosparaburgimin e të akuzuarve të “Titanikut”

Pas refuzimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale, kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twiter, e cila paralajmëron se do të pasojnë ankesa për rastin në fjalë, njofton Portalb.

“Gjykata Penale e Maqedonisë, tani për tani, lëshoi mundësi që të shkruhet në historinë e Republikës së Maqedonisë. Pasojnë ankesa!”, shkruhet në profilin zyrtar të Prokurorisë Speciale, në rrjetin social Twiter.

Përndryshe, sot, gjykatësit e Gjykatës Themelore Shkupi 1, në procedurën paraprake i kanë refuzuar kërkesat për paraburgim nga Prokuroria Speciale dhe kanë nënshkruar vendim për lirimin e të dyshuarve nga rasti “Titanik”.

“Gjykata e ka refuzuar masën e paraburgimit për Mile Janakieskin dhe Gordana Jankulloskës, ndërkaq për Edmond Temellko është shqiptuar masë për paraqitje njëherë në javë në gjykatën e Resnjës”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Mbrëmë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 u paraqitën ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe kryetari i Pustecit, Edmond Temelko, të cilët nga Prokuroria Speciale u apostrufuan si të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kriminaliz të procesit zgjedhor.

I pari që u morr në pyetje ishte Edmond Temelko, ndërsa më vonë rreth orës 9 të mbrëmjes në Gjykatë u paraqit edhe Mile Janakieski. Të dy të akuzuarit u larguan nga Gjykata pas mesnatë dhe nuk pranuan të komentojnë rastin.

Hetimi gjyqësor i Janakieskit dhe Temelkos vjen pasi prokurorja speciale publike, Katica Janeva dhe ekipi i saj paraditën e të premtes në aksionin “Titanik” kërkoi paraburgim për tetë personat të akuzuar për cenim të të drejtës zgjedhore, blerje të votave, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të fushatës zgjedhore.

LEXO: Gjykata refuzon kërkesën e Janevës, nuk ka paraburgim për të dyshuarit e “Titanikut”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button