Një bateri telefoni që zgjat për një javë, së shpejti në treg

Ditëve kur duhet të karikoni telefonin çdo natë apo duhet të mbani një adaptues me vete po u vjen fundi. Intelligent Energy, kompania e cila krijon bateri të vogla prej hidrogjeni që mund të zgjasin për një javë, ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani që merret me prodhimin e telefonave inteligjentë që të sjellin këtë teknologji tek pajisjet e saj.

Emri i kompanisë nuk është bërë i ditur, vetëm është përshkruar si “operator në zhvillim”. Marrëveshja thuhet se do të vlejë 7.6 milionë dollarë.

Prototipi i këtij sistemi funksionon në të njëjtin mënyrë si ai tek makinat elektrike, vetëm se është më i vogël. Ai përmban një bateri me teknologjinë unike që prodhon energji duke përzier hidrogjenin me oksigjenin. Bateria është kaq e hollë sa mund të përshtatet mjaft mirë në një iPhone 6.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button