Këshilla që dita e dashuruarve të jetë fantastike

Po afron dita e Shën Valentinit dhe po kërkon ide për t’i përgatitur surprizë partnerit? Ki parasysh se kjo ditë është një arsye e mirë për të treguar dashurinë ndaj tij. Por nëse vërtet dëshiron të jeni të lumtur së bashku, është mirë të gjesh çdo ditë mënyra për ta surprizuar, jo domosdoshmërish duke kërkuar gjithmonë diçka të ndryshme. Nëse ke ndërmend të gatuash një ëmbëlsirë për shkak të ditës, përgatite atë si çdo herë, thjesht në fund jepi formën e zemrës. Por edhe nëse nuk “ia thua” me ëmbëlsirat, për këtë arsye ekzistojnë pastiçeritë.

Atë ditë ato shpalosin të gjithë fantazinë e tyre, në mënyrë që të gjesh diçka që njëkohësish shpreh dashurinë, është e bukur për syrin, por edhe për stomakun.

Zgjohu më herët se ai dhe përgatit mëngjesin e preferuar. Prezantoje në mënyrë të tillë që ky mëngjes të fillojë më një dozë shtesë dashurie! Më poshtë ka një shembull për ata që preferojnë të konsumojnë për mëngjes vezë dhe sallam. Nëse jeni nga ata që nuk hanë asnjëherë mëngjes, përgatit diçka të shpejtë. Një fetë tosti, mbi të cilën do kesh formuar simbolin e zemrës me reçel. Edhe nëse nuk ka kohë për ta ngrënë, me siguri do vlerësojë idenë tënde.

Përdor filxhanë kafeje në formë zemre. Edhe nëse nuk gjen të tillë, me siguri do gjesh filxhanë më çmim ekonomik, që kanë të bëjnë me ditën e Shën Valentinit. Zgjoje duke i çuar mëngjesin në shtrat Ose nëse i ke marrë dhuratë, jepja sapo të zgjohet ose lere mbi jastëk, në mënyrë që ta shikojë sa të hapë sytë.

Nuk është nevoja ta kalosh të gjithë ditën në kuzhinë për të gatuar diçka që do e surprizojë. Edhe një pastë e thjeshtë me salcë të kuqe mund të shndërrohet në një pjatë fantastike duke e stiluar në mënyrën e duhur. Zgjidh një verë të mirë për të shoqëruar darkën dhe kujdesu që zbukurimi i tavolinës të përcjellë dashuri, ashtu siç e do dita.

Qirinj aromatikë, petale trëndafili, një muzikë e lehtë në sfond, janë disa elementë që ndihmojnë në krijimin e atmosferës romantike. Dhe një këshillë e fundit nga Shën Valentini: mbi të gjitha, përpiqu të mbash humorin dhe buzëqeshjen edhe në momentet e vështira, lere mënjanë grindjen dhe pesimizmin dhe vendos në përditshmëri zakone që të lumturojnë ty dhe partnerin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button