Të rinjtë ambicioz përfitojnë shumë nga mundësitë e Këndit Amerikan në Tetovë

Hapërimi i të rinjëve në të gjitha sferat e jetës, padyshim se nuk do të ishte i mundur pa investimin e tyre në dije.
Nëpër qendrat e mëdha botërore mundësitë për aktivitetet e ndryshme të të rinjëve janë të shumta, kurse të rinjtë tetovarë kanë vetëm një qendër serioze që mundëson aktivitete të ndryshme dhe kjo qendër është Këndi Amerikan, njofton Portalb.mk.

Qendra në fjalë ofron mundësi për mësimin dhe avansimin e gjuhës angleze, aftësimin e të rinjëve me shkathtësi të ndryshme individuale dhe përqafimin e vlerave të mirëfillta amerikane.

Gëzim Sulejmani, Drejtor i Këndit Amerikan në Tetovë, sqaron për Portalb aktivitet e përditshme dedikuar të rinjëve, që ofrohen pa pagesë.

“Në vazhdën e aktiviteteve në Këndin Amerikan dje ka filluar klubi garues i kolegjeve që përgjatë një viti do t’i përgatisë të rinjtë që të aftësohen për procesin e aplikimit dhe përfitimit të bursave dhe specializimeve falas nga universitetet dhe institucionet e ndryshme në SHBA”, tha Sulejmani.

Këndi amerikan në Tetovë
Këndi amerikan në Tetovë

Ai më pas përmendi programet që udhëhiqen nga stafi dhe personalitetet e ndryshme Amerikane: “Kemi klube të ndryshme për lidershipin e vajzave (Club GLOW). Vajzat synojnë ta udhëheqin botën, Bro Club, klubi për lidership i djemve që zhvillojnë aktivitete trajnuese në gjuhën angleze e kështu me radhë”.

Këndi Amerikan organizon edhe kampe verore ku krahas të rinjëve nga Tetova, Gostivari dhe Kërçova marrin pjesë edhe të rinjtë nga kolegjet dhe universitetet amerikane, me çrast shkëmbejnë njohuri, përvoja dhe krijojnë miqësi të ndryshme.

Drejtori Sulejmani gjithashtu theksoi se Këndi Amerikan synon të jetë një fole e ngrohtë e miqësisë ndërmjet popullit tonë dhe atij Amerikan .

Në këtë qendër ka anëtarë që tani më vite me radhë ndjekin aktivitete të shumëllojshme. Njëri prej tyre është edhe Kelman Imeri – student.

“Në Këndin Amerikan jam anëtar afër 5 vite. Këtu kam avansuar gjuhën angleze, pastaj kam ndjekur një sërë trajnimesh. Më i rëndësishmi është programi për intership “Service , Learning and Leading” ku kam realizuar punën praktike dhe jam licencuar që në Këndin Amerikan të mbaj klubin e Robotikës për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët e interesuar”, tha Imeri.

Përveç njohurive që marrin nga kultura Amerikane  të rinjtë e qendrës në fjalë njoftohen dhe fitojnë shoqëri të reja.

Këtë e pohon edhe Shpend Beqiri – anëtar i këtij Këndi: “Në këndin Amerikan kam ndjekur shumë trajnime të ndryshme për shkathtësi individuale. Aty kam gjetur një atmosferë shumë të ngrohtë. Çdo ditë aty vijnë vullnetarë amerikanë dhe mbajnë aktivitete të ndryshme. Tani më jo vetëm se mësoj shumë gjëra të reja nga kultura amerikane, por edhe kam fituar miq të vërtet amerikan”, tha Beqiri për Portalb.

Ndryshe, me 12.02.2016 Këndi Amerikan me premierën e shfaqjes “The Wonderflu Wizard of Oz” shënon 8 vjetorin e funksionimit si qendër në Tetovë. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button