LSDM: PSP do ta kthejë besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor

Institucioni i pavarur Prokuroria Speciale Publike punon në bazë të ligjeve të Republikës së Maqedonisë, kumton LSDM, transmeton Portalb.

LSDM nëpërmes një kumtese publike thekson se PSP është formuar si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, që u nënshkrua nga  katër partitë politike, dhe e zgjedhur nga shumica parlamentare e Republikës së Maqedonisë.

“Qytetarët presin se do të kthehet besimi në sistemin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë. Secili kush e ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjin duhet të bartë përgjegjësi”, përfundon kumtesa./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button