Soros: Putin dëshiron ta shkatërrojë BE-në

Miliarderi dhe investitori George Soros ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të shkatërrojë Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Soros në artikullin e fundit për “Project Syndicate”, ka deklaruar se udhëheqësit amerikanë dhe evropianë mashtrohen keq nëse mendojnë se Putini është aleat i tyre në luftën kundër terroristëve të DAESH-it.

Sipas mendimit të Soros-it, qëllimi i Putinit është shkatërrimi dhe shpërbërja e Bashkimit Evropian dhe mënyra më e mirë për liderin rus është vërshimi i BE-së me refugjatë sirianë.

“Nuk ka asnjë arsye që të besojmë se Putin ka ndërhyrë në Siri për të përkeqësuar krizën, por në momentin kur presidenti rus pa një mundësi për të shkatërruar dhe shpërbërë BE-në, e rrëmbeu me të dy duart. Ai fshehu natyrën e veprimit të tij, duke folur për bashkëpunim kundër armikut të përbashkët, DAESH-it”, tha Soros.

Thekson se në garë për pushtet dhe dominim, BE dhe Rusia janë në anët e kundërta.

“Në garën për të mbijetuar në skenën botërore, BE-ja dhe Rusia e Putinit janë kundërshtare. DAESH është kërcënim si për BE-në ashtu edhe për Rusinë, por këto kërcënime nuk duhet të mbivlerësohen. Sulmet e ekstremistëve nuk mund të krahasohen me rrezikun e madh që vjen nga Rusia. Rusia dhe BE janë duke luftuar kundër kohës, çështja është se cila krijesë e para do të shpërbëhet”, shkruan Soros në një artikull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button