Toyota do të prodhojë veturën e parë hibride të Turqisë

Gjiganti i industrisë automobilistike Toyota ka njoftuar sot se së shpejti do të nisë punët për prodhimin e veturës hibride në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Investimi në vlerë prej 450 milionë dollarë i cili pritet të krijojë rreth 1.000 vende të punës, do të rezultojë me prodhimin e veturës së parë hibride nga ana e kompanisë japoneze në Turqi.

Shefi ekzekutiv i Toyota-s për Evropë, Johan van Zyl, gjatë një konference për mediat në Stamboll, deklaroi se kapaciteti i prodhimtarisë në Turqi do të shënojë rritje nga 150 mijë deri në 280 mijë vetura të prodhuara.

“Kjo është hera e parë që një kompani do të prodhojë vetura hibride në Turqi”, tha ai.

Investimi në fjalë do të rrisë totalin e investimeve të Toyota-s në Turqi në 2.3 miliardë dollarë.

“Në emër të të punësuarve në Toyota Turqi mund të them se jam krenar për veturën e re e cila është e një rëndësie të veçantë për gamën e prodhimit global dhe se e njëjta do të prodhohet në Turqi”, deklaroi Zyl për të shtuar se vendimi i tillë konfirmon se “Toyota Motor Turkey” është njëra nga fabrikat më të mira në botë për sa i përket cilësisë.

Emri i modelit i cili aktualisht udhëhiqet si C-HR, do të shpallet në muajin mars në Gjenevë gjatë një moto shou, ndërsa do të eksportohet në 53 shtete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button