Milazim Krasniqi: Pse po heshtin katolikët shqiptar për përmendoren e Car Dushanit?

Për zhvillimet e fundit në Shkup lidhur me përmendoren e Car Dushanit ka reaguar edhe publicisti kosovar, Milazim  Krasniqi.

Ai ka shprehur shqetësimin se pse për këtë ngjarje hesht kleri katolik dhe disa opinionistë filokatolikë në trojet shqiptare.

“Lidhur me përmendoren e car Dushanit në Shkup, kanë heshtur bashkëkombasit tanë katolikë, kleri e bashkë me ta edhe opinionistët e analistët filokatolikë gjithandej trojeve shqiptare. Ata e patën çuan dynjanë peshë për një vizitë njëditore të Erdoganit në Kosovë, ndërsa heshtën si peshqit për përmendoren e ngritur në ish kryeqytetin e shqiptarëve, në Shkup, të çrrënjosësit të katolicizmit kudo ku u shtri sundimi i tij gjakatar. Nuk arrij të kuptoj këtë heshtje të tyre”, ka shkruar Milazim Krasniqi në rrjetin e tij social.

Lajme të ngjashme

Back to top button