Ejani të zgjohemi së bashku!

Të dashur bashkëmoshatarë të mi, këtë letër e shkruaj për ju dhe veten time që jemi ardhmëria e këtij vendi. Do të doja të flas për një problem shumë të madh me të cilin preokupohet dhe ballafaqohet në këtë kohë e gjithë rinia jonë. Dje por edhe sot e ndoshta edhe nesër do të ndodhë po e njëjta gjë nëse ne nuk i themi STOP pesimizmit! Pse po e them këtë?

Sepse unë, por mendoj se edhe ju jeni të vetëdijshëm me realitetin se më nuk kanë ngelur banorë në qytetet tona! Në lagjen time nata nuk ndriçon, por është terr, dita nuk ka zhurmë njerëzish e automjetesh, pasi që vetëm në shtëpinë time ka banorë, dritë e zhurmë! Me një lule nuk çel pranvera, përderisa lulet tjera thahen duke marrë valixhet e largohen nga vendlindja e tyre. Jemi bërë si zogjtë shtegtarë dimrit larg vendit e verës afër. Kjo ndodh ngase kemi formuar bindje në kokat tona se në këtë vend të vdekur me njerëz të gjallë s’ka punë andaj detyrohemi të ikim.

Vërtetë është vështirë këtu ne vendin tonë të gjendet punë me profesionin që ke mbaruar, të kesh një standard të mirë jetese sepse qindra e mijëra studentë të diplomuar, më në fund punësohen si kamerier të thjeshtë edhe pse titullin mund ta ketë profesor apo magjistër. Por të mos harrojmë se pas vështirësisë vjen lehtësimi, prandaj mos dorëzoheni. Duhet të largojmë këtë bindje që e kemi fiksuar se nuk ka dobi nga vendi jonë. Jo, jo nuk duhet të mendojmë kështu!!!

Mos e bëni edhe ju këtë traditë siç e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë disa, që të kenë pasuri, shtëpi luksoze duke u bërë rob i një shteti të huaj e jo zotëri i vendit të vet. Nga thëniet e arta të popullit tonë është edhe ajo se “ashtu si të bën dritë hëna në vendin tënd nuk mund të të bëjë dritë dielli në vendin e huaj”, ose “më mirë nën hijen e ferrës tënde se sa nën hijen e fikut të huaj!” Fundja pasuria dhe aspekti material mund të blejnë shumëçka por jo edhe lumturinë. Por, për fat të keq ajo që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh është se e gjithë rinia është në gjumë, e unë sot dua të them që të zgjohemi së bashku.

Andaj ju drejtohem të gjithë rinisë: Ejani që ti hapim rrugët të cilat kanë ngelur të papërfunduara nga paraardhësit tanë! Ejani që ti hapim dyert e shtëpive tona të cilat janë mbyllur duke shkuar në kurbet, e hapen një herë në vit! Ejani që ti ringjallim ëndrrat tona të cilat i kemi varrosur! Ejani që të zgjohemi nga gjumi që shohim vetëm ankth e nuk na lënë asnjë pikë shprese! Të zgjohemi nga ai gjumë i thellë që të ndryshojmë botën, që do ta lulëzojë vendin e jetën tonë, që do t’i gëzojë nënat tona duke pasur fëmijën pranë vetes!

Ejani, të mos i bëjmë padrejtësi vetes sonë duke mos i zbuluar aftësitë tona dhe duke thënë se s’ka nevojë për arsim, dituri e shkencë pasi që ka punë! JO, nuk duhet të mendojmë kështu. Sepse pesimizmi është sinonim i dhimbjes që të çon në një vend ku do të ndjehemi të dëshpëruar, të mërzitur e të pa shpresë, duke harruar se cili është qëllimi i ardhjes tonë në këtë botë… Ndaj kjo botë nuk është krijuar për të jetuar kot, nuk është krijuar që natën ta kalojmë nëpër rrjetet sociale e ditën në gjumë, por është krijuar që të ndryshojmë të tashmen nga e kaluara dhe të ardhmen nga e tashmja, t’i japim kuptimin e duhur jetës e të mos bëhemi objekt loje duke i zhvlerësuar dhe asgjësuar vlerat dhe potencialin që ngërthejmë në vete e që na e dha Krijuesi i gjithësisë! Pra ejani të çlirohemi nga kjo errësirë duke gjetur dritën e të arrijmë lumturinë e lirinë tonë. Sepse liria është thelbi i shpirtit, aty ku ska liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ky koment ose kjo letër ka nji përmbajtje shumë domethënës mirpo nëse flitet nga mendja është ashtu siç e keni paraqitur në këtë letër,por çka me bër ata që nji mendim e fillojn nga barku sepse jan të uritur,thuhet ti hapim derët që jan mbyllur,po mir e keni,por derët duhet ti hapin ata që nuk kan derë në shtëpin e vet ndoshta as edhe shtëpi nuk kan.Nji her në vit thoni se i hapin gurbetçarët dyerët e shtëpis së vet, e vërtet por a beson se nji her në vit ajo shtëpi është ma e lumtur se shtëpijat që u hapen dyerët për gjdo dit bile edhe shtëpit e kojshis jan më të lumtur kur hapen nji her në vit dyerët e gurbetçarve.Zogjët jetojn aty ku është ma mir e pse njerzit të mos jetojn.Si mund të hapen ëndrat jur ndonjërin as gjumi nuk e zë sepse nuk e ka as 20 den për me ja siguru fëmijës për në shkoll.Nuk jemi në të ardhur në këtë bitë nga Allah-u fuqi plot që të vuajm por ne jemi këtu për të kontribuar për të mirën e njerzimit,e si mund tê kontribon dikush me titull që êshtë kur ai i mjeri në shpi e ka problem me shku sepse në shpi nuk shkohet me duart bosh sepse fêmija thot babi koko dua.Un nuk jam optimist por mendoj se e them të vërtetën edhe pse nuk e kundështoj përmbajtjen e letrës tuaj por do kishte vler ajo letër në një kohë tjetër.Me respekt dhe i haput për bised për gjdo temë.

  2. Mua personalisht shum me ka pelqyer kjo letra juaj ësht një mesazh që po ta kuptonin të gjith do të dini se për cfar qëllimi ty ke shkruar këtu, vërtet vendet tona kan mbetur të erëta natën, dhe ditët kalojn duke pritur diçka më të mirë por për fat të keq asnjëher nuk realizoet, cdo fjal e jotja ka një përmbajtje shumë te mirë pajtoem shumë me mendimin tënd, sepse Zoti xh.sh si e krijoi njeriun asnjëher nuk e len pa zgjidhje Gurbeti nuk dote ishte zgjidhje për të gjithë por njeriu preferon te jet rob i te huajit dhe shef i te vetit… Të lumtë tyy ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button