Kriza e refugjatëve, KE raporton mbi implementimin e planit BE-Turqi

Në raportin e fundit të progresit të hartuar nga Komisioni Europian rezulton se, Greqia dhe Italia duhet të bëjnë më shumë për të ndalur fluksin e refugjatëve që mbërrijnë në kontinent, ndërkohë që paralajmëron të tjera vende, si Gjermania dhe Turqia, që të përmbushin premtimet e tyre për të adresuar krizën.

Duke shpjeguar raportin e progresit të BE-së, komisioneri përgjegjës për politikat e Emigracionit, Dimitris Avramopoulos tha se duhet bërë përshpejtimi i procedurave në të ashtuquajturat “pikat e nxehta”, ku kalojnë refugjatët.

Sipas raportit, në këto pika ku merren shenjat e gishtërinjve të refugjatëve, duhet të merret dhe vendimi nëse ata mund të qëndrojnë në Europë, apo të kthehen mbrapsht. Dokumenti përsëriti gjithashtu se, përpjekja për të shpërndarë refugjatët në bazë të kuotave, çfarë është vendosur që vjeshtën e kaluar, po ecën shumë ngadalë. Po ashtu, Komisioni vendosi se do të ndërmarrë masa ligjore kundër disa vendeve, që kanë dështuar për të zbatuar plotësisht ligjet, që lidhen me politikën e azilit. Këtu përfshihen vende si Gjermania, Estonia, Greqia, Franca, Italia, Letonia dhe Sllovenia.

Raporti i progresit thekson se, veçanërisht Italia nuk ka bërë aq sa duhet për të kthyer mbrapsht ata, të cilët nuk kanë të drejtën për të fituar azil, ndërkohë që i bën thirrje Turqisë të vazhdojë përpjekjet e saj në drejtim të zbatimit të plotë dhe efektiv të planit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button