Ministrja Jankullovska gënjen para syve për car Dushanin (VIDEO)

Ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska ka thënë se nuk e ka dëgjuar premtimin e liderit të Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq i cili në Kongresin e kësaj partie më 9 nëntor të këtij viti, kishte premtuar ngritjen e përmendores së Car Dushanit. 

Por nga video që e sjejll Libertas, shihet momenti kur ai e paralajmëron vendosjen e përmendores dhe duartrokitjet e publikut si dhe prezenca e ministres Jankullovska, së bashku me ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov.

Ja se çfarë thotë Jankullovska për Alsat-M.

“Unë isha prezente në pjesën e hapur për mysafirët, kështu që nuk mund të flas për të gjithë rendin e ditës dhe vendimet që janë vendime brenda-partiake dhe janë miratuar në organe të ndonjë partie politike, qoftë ajo Partia Demokratike Serbe. Por me gjithë qejf morra pjesë në atë Kongres, në emër të bashkëpunimit të mirë, në kuadër të koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë'”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Ja se si paralajmërohet car Dushani nga Stoilkoviq.

“Këto ditë, pas plot 6 shekujsh edhe Car Dushani i shenjtë na kthehet në Shkup dhe prej nesër edhe ju si edhe gjeneratat e ardhshme serbe në këto vise, do të keni mundësi që ti shëtisni fëmijët në Urën e civilizimeve ku do të vendoset përmendorja e madhe, dhe t’u tregoni se çfarë heroi serb ka qenë, se në kohën e tij Shkupi ka qenë kryeqendra e një mbretërie të madhe”, citohet të ketë thënë Stoilkoviq.

Madje Stoilkoviq, në një intervistë për mediat serbe ka paralajmëruar edhe iniciativë për ndryshimin e librave të historisë në gjuhën maqedonase dhe shqipe, për të mënjanuar pohimet negative për popullin serb.

Përmendoren e car Dushanit e kanë lajmëruar edhe mediat serbe. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button