Maqedoni, fëmijët refugjatë po trafikohen!

Në Maqedoni po shtohet numri i grave dhe fëmijëve që vijnë si refugjatë e bashkë me ta edhe frika prej trafikimeve. EUROPOL-i njofton se rreth 10.000 të mitur të pashoqëruar që kanë ardhur në Evropë janë zhdukur, shkruan gazeta ditore KOHA.

“Ju jeni babai?” pyet disa herë me radhë kufitari maqedonas duke rrudhur ballin. Siriani para tij pohon me kokë për të thënë se gruaja pas tij dhe tre fëmijët janë të tijët. Polici maqedonas sheh dokumentet që kanë lëshuar autoritetet greke, sepse familja nuk ka pasaporta dhe në fund nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm se t’i besojë burrit dhe ta lërë atë dhe familjen të shkojë në kampin e Gevgelijes. Në këtë kamp tranzit atyre do t’u japin ca ushqime dhe pas ca orës do t’i nisin drejt Serbisë.

Trafikantët me ulje çmimi gjatë dimrit

Kur është fjala për fëmijë dyshimet e autoriteteve nuk janë pa bazë. EUROPOL-i njofton se rreth 10.000 të mitur të pashoqëruar që kanë ardhur në Evropë janë zhdukur tashmë. Ende nuk është e qartë nëse ata janë zhdukur vërtet, apo vetëm nuk figurojnë në statistikat e vendeve të ndryshme. Sipas statistikave zyrtare të Maqedonisë tani po shtohet numri i grave dhe fëmijëve që vijnë si refugjatë. Verën e kaluar 75% e të ardhurve ishin meshkuj, kurse tani dy të tretat e tyre janë gra dhe fëmijë. Për shkak të kohës së keqe trafikantët i kanë ulur çmimet për t’i mbushur përsëri varkat dhe anijet, thotë për Dojçe Velen, Jesper Frovin Jensen, koordinator i UNICEF-it.

Zhdukja e 10 mijë fëmijëve refugjatë, fakt dëshpërues 

“Zhdukja e më shumë se 10 mijë fëmijëve refugjatë të cilët kanë udhëtuar pa shoqërim të prindërve apo kujdestarit në vendet evropiane paraqet një fakt dëshpërues jo vetëm për sistemin demokratik por edhe për atë të sigurisë”, thotë në bisedën për Anadolu Agency (AA), Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” në Shkup. Ai duke komentuar të dhënat e paradokohshme zyrtare të EUROPOL-it, sipas të cilit, mbi 10 mijë fëmijë refugjatë janë zhdukur pas ardhjes dhe regjistrimit në vendet evropiane, si dhe pretendimet se rreth një milion refugjatë gjatë vitit të kaluar kanë hyrë në Evropë, prej tyre 27 për qind kanë qenë fëmijë, gjegjësisht 270 mijë, thekson se ky është fakt dëshpërues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button