Tifozët e Dortmundit protestojnë me topa të tenisit

Një numër i madh i fansave të Borussia Dortmundit me qëllim kanë munguar në 20 minutat e parë të ndeshjes ndaj Stuttgartit në kupë për të protestuar kundër çmimit të lartë të biletave.

Pak para se të përfundojë ndeshja, tifozët kanë “sulmuar” fushën me topa të tenisit si shenjë proteste kundër çmimit prej 70 eurove të një bilete, derisa ulësja më e lirë kushtoi 38.50 euro, transmeton Koha.

Gjyqtari u detyrua të ndalojë ndeshjen derisa lojtarët e pastruan fushën nga topat e tenisit. Në anën tjetër, kapiteni Mats Hummels i luti tifozët që të ndalin “sulmin” me topa.

Dortmundi këtë takim është duke e fituar me rezultat 3 me 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button