Familja Bunjaku: jetimët mes katër mureve të shtëpisë së pandërtuar

Nëna Hamide 42 vjeçe dhe e ve jeton me tre fëmijët e saj jetim dhe me një ndihmë sociale prej 2500 denarëve. 

Kjo familje e lënë në mëshirë të Zotit pret lëmoshën e të afërmeve se vallë edhe këtë herë do ti zbutet zemra dikujt e do t’u sjell ushqim. 

Në një lagje të Shutkës në një shtëpi jeton zonja Hamide,një grua e ve me tre fëmijët e saj jetimë.  Edhe kjo grua si gjithë familjet e tjera shqiptare jeton me një ndihmë sociale prej 2500 dinarëve. Bashkëshorti i saj dikur i sëmurë prej leukemisë kishte ndërruar jetë para një viti dhe këtë familje e kishte lënë nën mëshirën e dikujt,dhe në varfëri të plotë në mes katër mureve të shtëpisë së pandërtuar.

”Burri më ka vdekur, më ka lënë me tre fëmijë,dhe në këtë shtëpi siç po e shihni edhe vet ju,shtëpi e lënë në gjysmë dhe pa kulm,vetëm me dritare e një derë,ç’të bëjë po ta kisha pasur burrin gjallë ndoshta së bashku do t’ia bënim disi ,po ja që fati ashtu deshi dhe kam mbetur vet këtu me fëmijët e mi jetim” tha nëna Hamide. 

Vetë ajo është e pa punë e cila luan rolin e babait dhe të nënës dhe kujdeset për tre fëmijët e saj ku e vetmja e ardhur për këtë grua të ve është lëmosha që siguron nga të afërmit e saj .

”Më ndihmojnë të afërmit e mi aq sa munden,por kërkesat e fëmijëve nuk kanë të ndalur,të kujdesesh për tre fëmijë edhe atë të moshës minoren është shumë e vështirë fëmija më i vogël është vetëm gjashtë vjeç, unë luaj rolin e babit, nënës dhe kujdestares”u shpreh nëna e tre fëmijëve. 

Kryefamiljarja rrëfen për atë se ajo gjatë gjithë natës nuk bën gjumë aspak duke i menduar fëmijët dhe se si do ti del në fund muajit me atë asistencë ti thuash ndihmë prej 2500 denarëve.

”Si të flejë kur gjatë tërë natës mundohem të gjej ndonjë zgjidhje për fëmijët e mi,e kam shumë të vështirë” tha kryefamiljarja. 

Nëna Hamide shpjegon për jetën e saj që e ka shumë të vështirë, ajo thotë se tash për tash fëmijët i ka mirë por frikësohet se mos vallë njëri prej tyre do të trashëgon sëmundjen e leukemisë,sëmundje kjo që ka marrë jetën burrit të saj të ndjerë para një viti.

”Jeta ime është përplot ankth, frikësohem se mos po e trashëgon ndonjëri prej fëmijëve sëmundjen e Leukesmisë, vajza e madhe e cila është 11 vjeçe shpesh ka probleme me gjakun, duhet çdo muaj të bën kontroll por unë nuk kam mundësi ta bëjë këtë nuk më mjafton asistenca sociale ku ta qoj përpara,të siguroj ushqim, veshmbathje apo për shkollim, jam shumë keq nuk di nga ti’a mbaj” u shpreh Hamide Bunjaku. 

Dimri ka ardhur, shprehet nëna Hamide dhe unë nuk kam siguruar ende asgjë nuk kam blerë as dru për ngrohje. 

”Unë me fëmijët e mi jetoj në këtë dhomë të vogël dhe mbi të gjitha edhe ushqimi na mungon ndonjë herë, sepse nuk janë të mjaftueshme 2500 dinarë,dimri po afrohet ku të marr për të blerë dru, unë nuk kam nga 10 dinarë për tu dhënë kur shkojnë në shkollë e më të siguroj dru, fëmijët e mi nuk e dinë as erën e ajvarit ata gati çdo ditë konsumojnë ushqimin e njëjtë” tha nëna e tre fëmijëve Hamidja.

Darkave, të tre fëmijët jetimë mbështillen në një krevat pranë nënës së tyre,të tre fëmijët kanë vetëm një lodër ata kanë dëshirë shumë të kenë një kompjuter që ta kalojnë kohën pasi që mërzia për të atin nuk i len të qet për as një moment.

”Djali i vogël Nedimi i cili është 6 vjeç shpesh kërkon babin e tij,ata kanë vetëm një lodër por kanë shumë dëshirë të kenë një kompjuter un nuk kam mundësi të siguroj një gjë të tillë, prej momentit kur më ka vdekur burri bashkë me fëmijët e mi ballafaqohemi me një jetë shumë të vështirë dhe mbi të gjitha me varfërinë e skajshme të cilin e kemi shok dhe më duket se do ta kemi shok të përjetshëm”tha nëna Hamide. 

Kështu u ndamë nga kjo familje duke i lënë në mëshirën e dikujt se mos vallë në derën e këtyre jetimëve do të troket zemërgjerësia e njeriut. 

Nëse dëshironi të ndihmoni familjen Bunjaku nga Lagjja e Shutkës këtë mund ta bëni duke shkuar drejtpërdrejt në rrugën “Makedonska Kosovska Brigada 34/6 ose të paraqiteni në numrin celular 071-770-183.

Lajme të ngjashme

Back to top button