Kerry niset sot për në Mynih, më 14 shkurt në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Mynih, ai do të ndjekë edhe një takim të Grupit të Mbështetësve Ndërkombëtarë për Sirinë.

Kerry do të ketë po ashtu disa takime bilaterale dhe multilaterale, shkruan rel.

Më 14 shkurt, sekretari Kerry do të udhëtojë për në Tiranë, ku me autoritetet shqiptare do të diskutojë integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin dypalësh të saj me Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button