Partitë në një sistem dypartish dhe koalicioni, dilemat dhe të panjohurat

Partitë në një sistem dypartish,i ndryshojnë me vetëdije platformat e tyre politike, kështu që fillojnë t’i ngjasin njëra-tjetrës.

Siç kemi tani në Kosovë kur secila parti politike do që ti ngjason njëra tjetrës nga platforma e saj se cilit krah i tako a është majtiste apo djathtiste, lloje plagjiatura të platformës politike të LDK-së dhe PDK-së. Ku deri para koalicionit ishin ideologjikisht shumë larg njëra-tjetra.

Ideologjitë dhe linjat e partive, në sistemin më shumë parti, janë më të përcaktuara se në sistemin me dy parti, por programet faktike të qeverisë janë më pak të integruara. Në teorinë e zgjedhjeve racionale parapëlqimet japin si të natyrshme. Teori të rëndësishme, nënvizojnë se parapëlqimet mund të reflektojnë shumë në qëndrimet motive të ndryshme, gjithashtu altruizëm dhe egoizëm, por modeli zotërues tek ato reflekton interesin vetjak ose egoizmi. Downis e përshkruan hollësisht këtë gjë. Të gjithë qytetarëve u vihet si kusht të votojnë jashtë interesave të tyre, ndërkohe që anëtarët e partisë, veprojnë ekskluzivisht për të arritur ato të ardhura, prestigje dhe pushtet ,që ka një funksionar i lartë shtetëror.

Në modelin tonë në Kosovë, politikanët e kërkojnë një funksion të lartë shtetëror si mjet për të vënë në jetë një politikë të caktuar. Qëllimi i vetëm i tyre është një vjelje frytesh nga pushteti, për veten e tyre. Ata e vështrojnë politikën si një mjet për të arritur objektivat private dhe vetëm kjo është arsyeja që ata duan të zgjidhen qoftë liderë partie pa kundër kandidat apo qeveritarë. Partitë duhet të formulojnë politikën e tyre për të fituar zgjedhjet dhe jo të fitojnë zgjedhjet për të formuluar një politikë.

Në realitet njerëzit nuk janë gjithmonë egoistë edhe në politikë. Ata bëjnë shpesh ndonjë gjë që mendojnë, se është individualisht racionale sepse besojnë se ajo është shoqëria racionale, që do të thotë se u bëhet mirë të tjerëve, megjithëse i dëmtojnë personalisht. Reflektimi i fundit niset nga një pikë qendrore në teorinë politike klasike. Kur kërkohet mendimi mbi institucionet politike, kombëtare, nuk duhet kërkuar aktorë të për kryetar. Modelet racionale që shkojnë larg në këtë drejtim të kushtëzimit të egoizmit të ngushtë modelet realiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button