Refugjatët sirianë do të mund të marrin pjesë në garat turke

Federata Turke e Taekwondos ka hapur një shkollë të këtij sporti për refugjatët sirianë që t’iu mundësojë atyre të marrin pjesë në garat e ardhshme në Turqi dhe jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Federatës, Metin Sahin për AA tha se hapja e shkollave për taekwondo në kampet e refugjatëve është bërë për t’iu mundësuar fëmijëve sirianë zhvillimin e shëndetshëm dhe sportiv.

“Planifikojmë që deri në verë të organizojmë një garë midis fëmijëve sirianë. Ata stërviten, kurse ne tashmë kemi caktuar rregulluat dhe mënyrën e konkursit. Më i miri do të mund, që në emër të Federatës Evropiane dhe Botërore të Taekwondos, të marrë pjesë në kampionatin e Turqisë. Ata që edhe këtu tregohen të sukseshëm do të jenë pranë derës së ekipit kombëtar turk”, ka thënë Sahin.

Duke theksuar se procedura për marrjen e shtetësisë turke merr ca kohë, Sahin ka theksuar se fëmijët e suksesshëm sirianë mund si refugjatë por edhe si persona pa shtetësi, nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të marrin pjesë në të gjitha kampiontatet dhe turnetë ndërkombëtare.

“Projekti që ne bëjmë është përgjegjësia jonë shoqërore. Ne tashmë kemi siguruar të gjitha pajisjet për 300 fëmijë në kampin e refugjatëve sirianë në Kilis, dhe këta fëmijë janë duke stërvitur. Shkollën në Kilis e vizitoi edhe presidenti i Federatës Botërore të Taekwondo (TFU) Chungwon Choue dhe u mahnit nga ajo çfarë ka parë”, tha kreu i Federatës turke të Taekwonds Metin Sahin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button