Georgievski: Reagimi i shqiptarëve është i kuptueshëm, jo edhe heshtja e qeverisë

Ish – kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO_DPMNE-së, Lubço Georgievski,  tha se rrënimi i statujës së Car Dushanit, nuk është befasi, por e pritur.

Sipas tij është e kuptueshme reagimi i shqiptarëve, por është i pakuptueshëm, heshtja e atyre strukturave që dy vitet e fundit mundohen të tregojnë se sa shumë e mbrojnë identitetin maqedonas

Georgievski, thotë se, nuk është vetëm Car Dushni, por edhe një sërë statujash të personaliteteve  të asaj plejade, katër apo pesë statuja të cilët janë vendosur në atë urë dhe që i takojnë kohës së shekullit 14 kur kanë udhëhequr me Maqedoninë.

Kjo për ne është me të vërtet e pakuptimtë dhe nuk mund t’i kuptojmë qëllimet e kësaj qeverie, që si duket i ka vënë me këto statuja.

Lajme të ngjashme

Back to top button