Manastir, festa e shkollës me rituale fetare, reagojnë prindërit edhe myftiu

Banorët e “Nova Bitolla”, fëmijët e të cilëve mësojnë në shkollën fillore “Kliment Ohridski”, i janë kundërvënë vendimit të drejtoreshës, që festa e patronatit të shkollës të shoqërohet edhe me ritual fetare. Ata thonë se është e ndaluar që të mbahen rite fetare në një objekt shkolle.

“Kjo shkollë nuk është object fetar, nuk mund të pranojmë ritual fetare, dihet se ku bëhen këto ritual. Në këtës hkollë duhet ët mësojnë nxënësit, këto punë duhet të ndahen”, thotë njëri prej prindërve. 

 “Unë jam krishter, por nuk mund të pranojë rrite të tilla fetare në një shkollë, dihet se ku e kanë vendin manifestimet e tilla. Këto manifestime duhet të bëhen në kisha ndërsa  myslimanët t’i bëjnë në xhami”, thotë një qytetare tjetër.

Drejtoresha e shkollës, “Kliment Ohrridski”, nga Manastiri, gjatë patronatit të djeshëm të shkollës, ftoi një prift i cili kryente ritual fetare, duke e thyer bukën, që sipas drejtoreshës, duhet të bëhet tradicionale.
Gjatë një telefonate, në televizionin “Tellma”, drejtoresha, Iliveska është kërcënuar se do ta padis televizionin dhe ka kërkuar heqjen e informacionit nga ueb faqja e televizionit.

Pas kësaj, është prononcuar edhe myftiu i Manastirit Pllumi Veliu, i cili thotë se me veprime të tilla, thyhet kushtetuta e Maqedonisë dhe rendi sekulitar i shtetit. Ai kërkon që prokuroria publike të ndërmarrë masa adekuate.

 “Me këtë rastë kemi të bëjmë me lëndimin e ndjenjave fetare të atyre që nuk i takojnë bashkësisë fetare ortodokse. Objektet fetare u takojnë të gjithëve, edhe atyre që besojnë në bashkësi të caktuara fetare edhe e atyre që nuk besojnë. Në Manastir ka edhe të krishterë edhe mysliman, ka edhe ateist edhe jobesimtar, por kjo është e drejt individuale e çdo kujt”, tha Veliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button