Vizitoret e parë në Kodrën e Diellit, ski liftet ende nuk punojnë

Shtresa e borës prej 30 centimetrave ka filluar që t’i tërheq turistët në qendrën për skijim në Kodrën e Diellit.

Adhuruesit e skijimit, janë lëshuar sot në shtigjet e shkurtra për ski, në Kodrën e Diellit, ndërsa ski-liftet, do të mund t’i shfrytëzojnë gjatë ditëve të ardhshme, nëse do të bjerë më shumë borë.

Gjatë këtij sezoni, skiatorët do të mund të shfrytëzojnë shtegun e zgjeruar të “Caripashinit”. 

Gjatë këtij muaji, pritet që të filloji skijimi gjatë natës, duke ndriçuar shtigjet për ski.

Vizituesit, thonë se përveç skijimit në Kodrën e Diellit, ekzistojnë mundësitë për shumë rekreacione, duke e shfrytëzuar edhe mundësinë për të thith ajër të pastër.

Lajme të ngjashme

Back to top button