PAVLE MI PIE…

Shkon Sula udhës ka xhamaja. Ksulën e bardhë e ma n’dorë se a gjersau. Dimën asht, ama nja di ditë u ba nxeft, thaue taj fundi pranverës. E përshëndetën Xhitën çi i vajn përkarshaj:

“Tungjatjeta”. Xhita veç e lun krajet ene e ve buzën n’gjaz pak si tharët, demek nifarë “tungi” me isharet ja ban, pa ja kthaj përshëndetjen, pa i thanë:

“Tung, Sulë”.

Ibra i mëhallës s’Xhitës e ka lshau magnetofonin me za t’nalt niçin mB. “Ajde Milke da begame”…

Sula hecën ene pak e t’i hipën inati, t’i kcen teli, ene gjen pjot domethanje te buza e Xhitës e vume n’gjaz ashtau tharët.

“Aj”, thot vejt me vejti Sula, “, aj, Xhita i Dikit, aj do ma lëvizje krajet mu ashtau?! Aj do ma lëvarje at buzën e trashë ashtau! S’ën m’thojka ni tungjatjeta! Bishti atij!”. Njer gje kush ishte aj? Gjali Dikit ma”! Masanej thkehet prapë ene bërtet: “O Xhitë”! Xhita nalet. “Phu”, ja ban Sula. “Jazajk t’koftë”. Kshtau thotë ene ja thken shpajnën Xhitës e hecën. Pi inatit e merr ni farë gjuri n’dorë, atej n’udhë. E dikton se si i limushtë ishte gjuri, si me kanë i përlim me ni baltë, botë pi Prrojt t’Klloxhës, pi asaj bote çi dikur caucat i lajshin fjokt me ta, majrpo s’e çllon pi nervoze. Sula pa e çllau e rrotllon napër dur kët farë gjuri, masanej e then, e fugën tuqe, e pjasën për muri, po s’e najn t’përpjasmen e gjurit ene e shpejton hapin kah xhamaja. Hecën thuae taj me ritmin e kajkës s’magnetofonit Ibrës: “Ajde Milke da begame”…

Xhita e çllon ni here i çuditëm.

“Xhi m’u kërvesh kshtau ki lugjat Sula? thotë vet me vejti: “Xhi pat ki, be nanën?! Xhit i paskam ba kti hardalli?!”. Xhita shkon n’shpaj. Hunxhet n’çardak, çllon i harlisëm përreth ene i derdhëm n’mendime. Temperatura ka mrraj n’nanmdhet shkallë ene sot, n’kot muj kur duhet t’jese vdora njer n’gjuj ene aklli t’kërclloje. Ka dalë ni dell i fortë, e Xhita e hek palltën, masanej ene xhemperin e trashë. Çllon teposhtë. Pi çardaki duken xhamaja, shkolla e vogël, sokaçet, udhët, fushat. Duken ene njerëzit çi mlidhen për namazin e drekës. Çe ene Sula me hoxhën. Bojnë muhabet para kafes.

Magnetofoni i Ibrës nuk nalet.

“Çe aj tartakalli, si i fajtet hoxhës”, mendon Xhita për Sulën. Ki Sula a mcau njerëzit t’i bojnë temena. Gje ishte me Leninin, n’skemli, sot mahet demek me pejgamerin, pret t’i çilen dert e xhenetit me katërdhejt hirija. Gje n’politikë me nifarë demokracie, sot me din. I shkreti veç ni sandaleje ta kese, çfarë do ngjire le t’jese! Meniherë Xhita e thken krajet kah fusha e xhanë. Nuk don t’mirret ma me Sulën. Atëherë ja ep ni taufë sorrash përkarshaj. Dalin pi dokund e nalen me ni dru kshtaje. Xhita mendon: hej nanën mund t’pjasje xhethi e mund t’çelin lulet. Ene sorrat m’duken si n’qejf se hiki dimni para vakti. Kimi ardh me ni vakt t’keç. Ksoj t’nxefti nuk ma mend Xhita midis dimnit. Di muj para Ditës s’verës. Masanej e çllon sahatin – a afrau dreka. Caullt vlojnë përjashta. Kur, t’ja ep ezani pi di minareve t’xhamajs tonë. Nja niçin dB.. Caullt trauken. Nuk trauken, po shkrajhet zani i atine në diçin dB çi vajn pi magnetofonit t’Ibrës ene pi ezanit. Thaue taj s’ka pasë caull para ni dakiki atej, n’udhë.

Mas ezanit njerzit gjuten kah xhamaja.

Ibra i kojshive t’Xhitës nuk shkon n’xhamajë. Rrej n’çardakin e vet te magnetofoni i vjetër. E ka lshau Vaskën. Kajka maqedonisht kërcëllon. Teksti: hakmarrja shqiptare ani ka Reka. Ni gjalë nana a desht pa çare ta boje kurban për xhakin çi e kanë pasë borxh. E ka dhanë atë ma t’voglin, atë ma t’heshmin. Zani i Vaskës shpërndahet mas ezanit napër ket katundin. Prapë nja niçin dB.

Vajn kajka qetër pi shpajs s’Ibrës. Niçin dB.

Xhita dikur ngrajhet. Del.

N’kafe – hoxha me tre-katër vetë. Me ato ene Sula. Janë hunxhë me ni tavolinë masi kanë dalë pi xhamaje.

Pi tajmit t’duhanit mrenda t’zihet frajma. Duket ataj-ktau doni ksulë e bardhë. Qerët janë krajeshtraum. Bajgji si mërzi asht mrenda. Po Xhita e ka vu filxhanin e kafes përpara, a hunxhë ngat dritares, e ka kallë cigaren, e çon tajmin dredha-dredha ene çllon përjashta. Përjashta duken shpajat e reja ku rrojnë pjeçtë, se t’ritë ja kanë mathë kah Gjermania, Zvicra, Suedia, Danimarka e Norvegjia. Xhita ni vesh e ka ba di. Njon xhi folet n’at tavolinën e hoxhës.

Hoxha thotë: “Ej vajn ni erë e randë, bre”!…

Sula i afrohet hoxhës ene i thotë:

“Çullo o hoxhë, ene halli i Xhitës pajka kafe”! ene çeshën. Çeshën ene hoxha. Se kafen e pajn agallarët, sojlit, e Xhita nuk asht as agë as i pasëm. Xhita e din se ja bojn muhabetin. E ngre dorën pak ene i thotë hoxhës:

“Tungjatjeta, hoxhë”…

“Alejkum selam, Xhitë”, ja thken hoxha se nuk e najn majr përshëndetjen, ja se bahet çi nuk e najn. Sula e lun krajet n’shej t’mospërfillmes për Xhitën. Demek si ma bane, po ta thkej me kamatë.

“Guci, ni herë” thotë kadalez Sula.

“Xhi thae”, e pajtën hoxha.

“Kurxha, kurrxha”.

“M’u duk se fole ni send”…

“Jo, jo”…

“Ej nime vajn ni erë e randë thotë ene Diza”, ni burrë me musteçe vesh e m’vesh çi saherë raj me hoxhën n’tavolinë, po për ta thonë çi s’e ma ramazanin.

Kërcasin gjurt e dominos n’kafe ene asht për t’u çudit si i shofën ato pajkat e gjurve pi tajmit t’duhanit. Po si duket disave u vëjn majr kshtau, se n’tajm u hecën dallaverja. N’dritë dallaverexhitë i ha mërzia.

“A ngrajhna se s’durohet kjo erë”? pajtën hoxha. Ene ngrajhen. Tu u ngrajt Sula i çllon durt. Xhi me pa: ket bagla.

“Ap nanën, ku i mora kto bagla une”?! Masanej i mteket se e pat marrë at gjurin udhës, pa çllou, veç pi inatit çi pat me Xhitën. “Do ma pagjujsh kot o gjali i Dikit”! thotë Sula tu pjasë.

Ene Xhita del e paj kafen përjashta. N’dell.

Përjashta vlon kajka pi gramafonit t’Ibrës: “Pavle mi pie, Pavle mi pie, vino em rakija”.

Xhita e njon ene mendon: kshtau e kimi punën: Ja ajde Milke da begame, ja Pavle mi pie…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button