Angela Merkel e ‘tmerruar’ nga sulmet ruse në Siri

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se është e tmerruar nga vuajtjet e shkaktuara si pasojë e bombardimeve ruse në Siri.

Aktivistët opozitarë dhe mediat shtetërore të hënën raportuan se trupat e armatosura siriane kanë marrë kontrollin e fshtatit Kfeen në veri të Aleppo, qytetit më të madh sirian, ndërsa forcat rebele janë tërhequr pas bombardimeve në tri fshate kurde, raporton Gazeta Blic.

“Ditëve të fundit jeni tmerruar nga vuajtjet e shkaktuara në mijëra njerëz si rrjedhojë e bombardimeve – kryesisht nga forcat ruse”, tha Merkel pas një takimi me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu.

Merkel tha se dy shtetet duhet të bëjnë presion në Kombet e Bashkuara në mënyrë që të gjitha palët t’i përmbahen rezolutës së kaluar në dhjetor, e cila thërriste për ndalim të sulmeve në popullsinë civile.

Merkel bëri të qartë i konsideron veprimet e fundit nga Moska si shkelje e rezolutës së Kombeve të Bashkuara, pasi që cak i sulmeve direkte ishin civilët. /Gazeta Blic/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button