Rama mbledh ministrat, japin llogari para deputetëve të PS-së

Pas pakënaqësive të disa deputetëve të grupit të tij parlamentar, kryeministri Rama ka thirrur ministrat e tij që të raportojnë për punët para grupit.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të zhvilluar në selinë PS-së, kanë shkuar për raportim ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqaj.
Në disa mbledhje rresht deputetë të PS-së janë ankuar për mungesën e komunikimit me ministrat, prandaj pritet që ata të raportojnë të gjithë me radhë para grupit, përjashto deputetët e LSI-së. Mbledhja vazhdon edhe në këto momente.

Nuk dihet nëse do të ketë debate lidhur me qëndrimet e fundit të Ben Blushit dhe ambicies së tij të shpallur për të kandiduar për kryetar të PS-së./LAPSI.AL/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button