Si të kaloni disa orë të veçanta mbrëmjeje me familjen, pa u mërzitur

Monotonia dhe grindjet mes fëmijëve janë dy faktorë që shpeshherë shkaktojnë pakënaqësi gjatë mbrëmjeve në familje. Për të shmangur këtë problem është e rëndësishme të organizoheni mirë dhe të mos përjashtoni asnjë pjesëtar të saj.

Mbrëmjet në familje janë të shumëpritura, por shpeshherë ato kthehen në mbrëmje të pakëndshme për shkak të dy faktorëve: monotonisë dhe grindjeve mes fëmijëve. Për të mbajtur larg këta armiq të paqes familjare është e mjaftueshme të organizoheni mirë dhe të mos përjashtoni asnjë pjesëtar të familjes.

Çfarë mund të bëni të gjithë së bashku? Së pari, është thelbësore të fikni televizorin dhe çdo gjë tjetër elektronike, qoftë edhe për një natë dhe t’i referoheni kalimit të kohës së lirë si në vitet e mëparshme, të prindërve apo gjyshërve tuaj. Idetë janë vërtet të shumta: loja me fjalë, formimi i figurave, pantonimet, rrëfimet për historinë dhe pse jo ndërtimi i pemës së origjinës, prejardhjes familjare.

Loja me fjalë

Loja me fjalë është gjithmonë një aleate e mirë e mbrëmjeve në grup. Mbase ju kujtohet se për çfarë po flasim: në një fletë do të shënoni opsionet emër, shtet, qytet, objekt, film etj., dhe për secilin do të gjeni përgjigjen përkatëse. Loja mbyllet kur mbaron i pari lojtar. Fiton kush ka gjetur më shumë emra. Ndërkohë nuk duhet të harroni se për të zgjedhur se si mund ta kaloni kohën e lirë në familje në mënyrë sa më ideale, është e nevojshme të mbani parasysh moshën e pjesëtarëve të familjes. Për shembull, loja me fjalë nuk do të ishte një lojë e përshtatshme nëse keni fëmijë të vegjël.

Pantonimet

Kjo lojë është tepër argëtuese për t’u luajtur në çdo familje, sepse në të mund të përfshihen të gjithë. Mjafton që familja të ndahet në dy grupe sipas dëshirës. Çdo njeri interpreton me radhë, nëpërmjet shenjave, diçka (fenomen, këngë, objekt etj.) që grupi kundërshtar ia dikton, për ta gjetur më pas grupi tjetër.

Hapadollapa

Këtë lojë thuajse e kanë luajtur të gjithë. Ajo lë mbresa të mëdha te fëmijët, sepse u mëson atyre të ndjekin strategjinë, e cila më pas mund t’u shpërblehet me një fitore. Për të luajtur hapadollapa mund të përfshihen të gjithë anëtarët e familjes, si të vegjlit ashtu edhe të moshuarit. Prej kësaj loje në familje mund të krijohet pak rrëmujë, por fundja prej saj do të burojnë kujtime shumë të bukura. Të gjithë do të jenë të lumtur e plot hare.

Puzzle (formuese)

Puzzle nuk është vetëm një lojë “vetmitare”, përkundrazi! Bëhet fjalë për kohën e lirë, e cila mund ta bashkojë vërtet shumë familjen dhe të favorizojë së tepërmi socializimin e saj. Ndaj, përse mos t’i dedikoheni një mbrëmjeje formimit të një figure të veçantë! Nëse keni fëmijë shumë të vegjël zgjidhni figura me kartonë të animuar ose qenushë apo ndonjë gjë që ata e preferojnë shumë. Ndërkohë, nëse keni fëmijë më të mëdhenj, ideale do të jenë subjektet artistike, si formimi i kuadrove ose pikturave të famshme apo ndërtesave shumë të njohura.

Një “udhëtim” në histori

Kjo është një lojë e lashtë, por gjithmonë e dashur dhe në gjendje të “zgjojë” emocionet për ta bashkuar familjen sa më shumë. Si mund të bëhet? Merrni një karton të madh, lapsa me ngjyra (lapustil), ngjitëse dhe mundësisht të gjitha albumet e familjes që keni në dispozicion. Në këtë mënyrë ju do të ndërtoni pemën gjenealogjike, duke vendosur fotot e brezave sipas viteve, duke i zbukuruar ato me korniza dhe dizajno nga më të ndryshmet. Gjatë këtij “udhëtimi” në kohë, mund të tregoni anekdota dhe histori aventureske. Rezultati final do të jetë një gjetje e çmueshme e personalizuar, e cila mund të trashëgohet si një “stoli” familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button