Merkel në Turqi, bisedime për refugjatët; turqit, pa viza në Schengen

Pas një takimi kokë më kokë me presidentin francez Francois Hollande, Angela Merkel u nis drejt Turqisë, si pjesë e një axhende të ngjeshur pikërisht përpara samitit të Bashkimit Europian që do të mbahet më 18 shkurt.

Fokusi i bisedimeve paraprake midis liderëve është kriza e refugjatëve. Në një takim të mëparshëm ndërmjet Merkel dhe kryeministrit turk Davutoglu u ra dakord heqja e vizave për shtetasit turq që udhëtojnë drejt zonës Schengen në kembim të ndihmës së Turqisë për frenimin e fluksit të refugjatëve në Evropë.

Turqia thotë se e ka arritur kapacitetin e saj për të strehuar njerëzit që largohen çdo ditë e më shumë nga zona e luftës në Siri. Ndërkohë që Perëndimi i ka bërë thirrje për të hapur dyert, pasi vendi luan një rol kryesor në eksodin më të madh të refugjatëve që pas Luftes së Dytë Botërore.

Por nga ana tjetër, blloku europian i ka dhënë Ankarasë një fond prej 3.3 miliardë eurosh për të ndaluar fluksin e refugjatëve që mbërrijnë në kontinent. Ndaj, Turqia është duke u përpjekur për të ruajtur një balancë ndërmjet ndihmës ndaj këtyre personave dhe reduktimit të numrit të refugjatëve.

Organizatat turke të ndihmave kanë shpërndarë ushqim dhe tenda për rreth 35 mijë njerëz që presin prej 3 ditësh në vijën kufitare që ndan Sirinë me Turqinë. Shumica e sirianëve të zhvendosur janë gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button