Borxhi i jashtëm i Maqedonisë kalon mbi 6.2 miliardë euro

Që nga fundi i tremujorit të tretë të vitit 2015, borxhi i jashtëm-bruto është 6.231.500.000 euro ose 69.6% nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV), gjegjësisht ka pësuar rënie për 1.3% pikë nga BVP-ja, ka njoftuar Banka Popullore në raportin e fundit tremujor, njofton Portalb.

“Rritja e borxhit publik është në pjesë më të madhe është bërë për shkak të huamarrjeve të ndërmarrjeve publike, para se gjithash për mbështetjen të infrastrukturës rrugore. Në lidhje me borxhin në sektorin privat, është shënuar ulje te të tre nënsektoret. Treguesit për borxhin e jashtëm të ekonomisë së brendshme edhe më tej tregon se borxhi i jashtëm-bruto gjenden në “zonë të sigurt”. Tregues vetëm, sipas të cilit ekonomia klasifikohet në grupin me nivel të lartë borxheve, është pjesëmarrja e borxhit të jashtëm-bruto në Bruto Prodhimin Vendor”, deklarojnë nga Banka Popullore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button