Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

Meteorologët arritën të regjistrojnë temperaturën më të ulët që termometri ka shënuar ndonjëherë mbi planetin tonë.

Sipas tyre, në një majë mali rreth 4 mijë metra të lartë në Antarktidë është regjistruar gjatë Dhjetorit temperatura e -91,2 gradë celciusve.

Përpara rekordit të shënuar në Majën Fuji, rekordi i mëparshëm i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë ishte -89,2 gradë celcius, matur nga stacioni rus i Vostokut, gjithashtu në Antarktidë.

Nëse një njeri do të ekspozohet i pambrojtur në këto temperatura, sytë, mushkëritë dhe hunda do të ngrijnë brenda pak minutash, duke shkaktuar si rrjedhojë vdekjen.

Qyteza ruse e Oimiakonit ne Siberi, vendi i banuar ku eshte regjistruar temperatura me e ulet ndonjehere, -71,2 grade celcius

Ndërkohë, qyteza ruse e Oimiakonit në Siberi, me temperaturën -71,2 gradë vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të ftohtë të regjistruar në një vend të banuar.

Në krahasim, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë është -27,5 gradë celcius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës, gjatë dimrit të vitit 1967. / Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button