Spekulime dhe manipulime në varg

[Recension: Zaevi publikisht e konfirmoi planin e përbashkët me Katica Janevën]

Sikur storja gazetareske që e recensojmë të ishte shkruar sipas standardeve profesionale dhe etike dhe në bazë të parimeve kulmore për saktësi, vërtetës dhe mbështetje në burime, kjo përmbatje mediatike do të konsiderohej si “follow-up” apo storje në varg.

Mirëpo, ky tregim vazhdon të “ecë” në mënyrë tepër improvizuese dhe me një tezë fare të pambështetur, dhe për këtë arsye në vend të storjes në varg, në fakt, kemi spekulim dhe manipulim në varg.

Tezën për planin e përbashkët të përgatitur nga Zoran Zaevi dhe Katica Janeva tashmë e vlerësuam si fiksion. Asgjë nga parimet e nenit 1 të Kodit të gazetarëve nuk ka në këtë konstruksion. Tregimi është thurur sikur bëhet fjalë për fakte absolute, e për këtë nuk ka asnjë dëshmi, e as paralajmërime se ka dëshmi të cilat janë të njohura për redaksinë.

02052016-Vecer-Zaev-i-KaticLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi publikisht e konfirmoi planin e përbashkët me Katica Janevën (VIDEO)

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016, 11:54

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

ПРИСТРАСНО ТОЛКУВАЊЕ ИЗЈАВИ

Këtë radhë, përpiluesit e fiksionit i ndërlidhin deklaratat e Zaevit nga ndonjë debat publik, ku ai ka dhënë përfundime të përgjithshme.

Si ka mundësi që në bazë të deklaratave të tilla të nxirret përfundim se Zaevi ka konfirmuar publikisht se ka plan të përbashkët ndërmjet tij dhe Janevës?!

Në fakt, le ta shohim se nga cilat deklarata është nxjerrë përfundimi i këtillë – vërtetimi për planin sekret:

“Jo vetëm që është formuar prokurori publike, kjo prokurori do të japë urdhëra për hetime, aktpadi dhe dhashtë Zoti arrestime për këta kriminelë që e udhëheqin vendin, deklaroi Zaevi.”

Cila pjesë e kësaj deklarate vërteton se ka konspiracion që është përgatitur nga Zaevi dhe Janeva? Asnjëra!

Ose nga kjo deklaratë:

“Pres rezultate. Unë kam luftuar së bashku me ju për këtë Prokurori speciale, e tani do të ketë rezultate dhe kjo do të ndikojë mbi zgjedhjet, tha Zaevi.”

A ka këtu ndonjë konfirmim? Nuk ka! Një pritje e shprehur qartë nga puna e Prokurorisë speciale, të cilën e ndajnë një pjesë serioze e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ja për këtë arsye mund të përfundojmë se kjo përmbajtje mediatike ka qëllim të vetëm – interpretimin e anshëm të deklaratave me qëllim të animit politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button