Formohet platformë qytetare për mbështetjen e Prokurorisë Speciale

Me qëllim të mbështetjes së punës së Prokurorisë Speciale, është formuar platformë jo-formale qytetare, me emrin “Special për Prokurorinë Speciale”, njofton Portalb.

Organizatorët e platformës informojnë se bëhet fjalë për platformë jo-formale vullnetare e organizuar për mbështetjen e punës dhe funksionimit të Prokurorisë Speciale, si institucion special e cila do të ndihmojë për kthimin e qeverisjes më të mirë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë.

“Special për Prokurorinë Speciale, është trup autonom i përbërë nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë i cili është bartës i sovranitetit të shtetit, të thirrur për vendosjen e të drejtës në shtet”, sqarojnë nga platforma.

“Special për Prokurorinë Speciale”, do të organizojë ngjarje dhe reagime me një qëllim, zmadhimin e mbështetjes për këtë institucion, por edhe do të lobojë drejtpërdrejt nëpër ndihmën e punës dhe funksionimit të këtij institucioni.

Nga atje potencojnë se do të luftojnë kundër të gjitha pengesave dhe obstruksioneve për funksionim të papenguar të Prokurorisë Speciale. /Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button