Akrapoviç paralajmëron Shkëndijë të përgatitur dhe agresive

Shkëndija e Tetovës ka vazhduar me përgatitjet dimërore në Antali të Turqisë, ku do të qëndrojë deri të mërkurën. Skuadra përmes seancave të rregullta stërvitore dhe ndeshjeve kontrolluese ngadalë fiton fizionominë që kërkon shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviç, ndërsa që tani duket se do të karakterizohet me lojë intenzive, sulmuese, eksplozive dhe me presion agresiv lartë në pjesën e kundërshtarit. Pikërisht në këto segmente ka qenë e fokusuar vëmendja e punës në periudhën e kaluar, ndërsa do të vazhdojë edhe në të ardhmen kur kanë mbetur edhe disa ditë punë në Antalia, ku të martën (09.02.2016) do të luhet ndeshja e fundit kontrolluese në tokën turke kundër Dunajska Stredas së Sllovakisë.

Për atë se si i shef përgatitjet e deritanishme dhe ecurinë e ekipit ka folur shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviç.

“Përshtypja ime është se ekipi punon shumë profesionalisht, të gjithë janë të koncentruar dhe ndjekin instruksionet e mija. Si që jemi marrë vesh në fillim që përmes atij sistemi me presion me të cilin duam të luajmë, përparojmë në lojën tone. Aty ngadalë i’a arrijmë qëllimit pasi shof se ndafalë lojtarët kuptojnë atë që dua dhe ajo funksionon mirë në teren”, flet për përshtypjet e tij trajneri Bruno Akrapoviç, i cili nuk fsheh kënaqësinë për ecurinë e ekipit në ndeshjet kontrolluese kur u mundën Pogradeci (4:0), Mlladost C.D. (4:1), Ordabassy (4:1) dhe BATE Borisov (2:1), ndërsa me barazim 0:0 përfundoi testi i fundit me RNK Split.

Bruno Akrapoviç

“Po, me shumicën po. Rezultatet nuk janë në plan të parë në ato ndeshje përgatitore, mirëpo edhe djemtë duan të fitojnë ndeshjet, njëjtë si edhe ne nga stafi teknik. Shprehia e të fituarit është e mirë, pasi mund të bartet në kampionat dhe kjo është shumë me rëndësi për zhvillimin e ekipit tonë, pasi megjithatë është skuadër e re që duhet të mësojë disa gjëra dhe më me rëndësi është kontuiniteti i rezultateve”, thotë Akrapoviç. Ajo që bie në sy gjatë ndeshjeve kontrolluese padyshim se është qasja serioze dhe agresive e ekipit, që sipas trajnerit duhet të vazhdojë edhe në kampionat.

“Për atë jemi këtu, të luajmë atë futboll me të cilin do të njihemi. Të luajmë ashtu si duket, agresivë. Agresivë në atë kuptim jo të goditemi, të rihemi me kundërshtarin, por të jemi afër kundërshtarit, t’ia rëmbejmë topin dhe me ato topa të vjedhur menjëherë të shkojmë në përfundim. Duket agresive, më shumë duket eksplozive se sa agresive”, sqaron tekniku boshnjak.

Numri një i pankinës së Shkëndijës është i kënaqur me ekipin, ndërsa beson se kur të kthehen të lënduarit, zgjedhja e tij do të jetë në nivelin e dëshiruar.

Bruno Akrapoviç

“Në çdo rast po, ne llogarisim në lojtarë siq janë Juffo, Karlinjo, Zhunior veç më është kthyer, kur të vijë edhe Buba ajo do jetë gjithë e kompletuar për të patur një zgjedhje të mirë lojtarësh dhe një përzierje të mirë ndërmjet lojtarëve me përvojë dhe të rinjëve. Mendoj se jemi të mbuluar mirë”, shprehet ish-mbrojtësi i përfaqësueses së Bosnjë e Heregovinës, që dy javë para fillimit të kampionatit beson se ekipi do të jetë i gatshëm për sfidat pranverore.

“Ajo do jetë gjithsesi, bëhet punë e mirë. Patjetër të lavdëroj bashkëpuntorët e mi të cilët punojnë këtu me mua dhe djemtë u përmbahen këshillave që u japim. Të gjithë janë të diciplinuar dhe nuk ka arsye mos të jemi të gatshëm”, përfundoi Bruno Akrapoviç që të dielën ekipit si zakonisht i kishte servuar dy seanca stërvitore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button