Mjerim!

Shpresat për çdo ditë e më shumë po humben për një të ardhme të mirë, koha është dëshmitar për gjithë dështimet tona. Si duket aspak nuk marrim mësim nga të kaluarat tona, gjithmon të përqarë mes veti. Ku na mbeti burrëria të jemi të bashkuar kundër së keqes, por jo si duket kemi vendosur të vazhdojmë ashtu siç ishim, ndoshta edhe më keq sepse jemi vetë fajtorë.

U lodhëm duke kërkuar fajin tek të tjerët, sa më vjen të “qesh” kur shoh për cdo ditë njerëzit se si zihen kush është më i miri, e kush është më i drejti, por si duket po harrojm se kështu nuk mundet të bashkohemi, duke fyer njëri-tjetrin, duke bërë shpifje e akuza, a thua vallë kush është më i miri, kush po punon me drejtësi, nuk do mend për ta kuptuar se përderisa e kemi “pëlqyer veten” dhe akuzojm gjithë të tjerët nuk mundet të jesh ti më i miri.

Nuk e kuptojm logjiken e gjithë kësaj gare për tu përqa mes veti, andaj unë si një i ri jam në udhëkryq dhe nuk di se kujt ti besoj, sepse askush nuk e ka hallin e këtij populli, askush nuk e mendon të mirën e këtij populli, prandaj dua ta ndaj këtë shqetsim me ju, me gjithë ata që e dojnë të miren e kësaj rinie, mos vazhdoni kështu sepse do e pësojm ne, nuk do të mundemi të arrim asgjë nga kjo gjendje, pervec se e kemi të garantuar mjerimin dhe poshtrimin edhe më keq, sepse si duket dikush nuk u mjaftua me gjithë këto të këqija kundër nesh, me gjithë këto vuajtje e tallje me kombin tonë, fenë, moralin dhe gjithcka që është e drejtë themelore për një njeri.

Por jo ende nuk jemi të vetëdishem dhe shumë shpejt i harrojm gjërat, e mbyll këtë me një thënie që nuk e di kush e ka thënë, por gjithmon e di se ne kemi nevoj ta përserisim atë për cdo ditë, ta shkruajm me shkronja të arta: “ një popull që harron të kaluarën, nuk mundet të ndërtoj të ardhmen”…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button