BPRM: Rritje e kreditimit të ndërmarrjeve

­ Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar tek bankat është shënuar kreditim më i madh i ndërmarrjeve. Rritje është shënuar edhe tek depozitat dhe ndërmarrjet, si dhe tek popullsia. Sipas të dhënave të BPRM­së, vëllimi i kreditimit të ri në tremujorin e fundit është për 2,6 herë më i lartë nga vlera mesatare tremujore e miratuar në tre tremujoret paraprake të vitit dhe paraqet vlerën më të lartë të tremujorit të kredive të plasuara në periudhën pas krizës.

Përshpejtimi i rritjes kreditore del nga mbështetja e rritur kreditore e sektorit kooperativë, i cili sqaron mbi dy të tretat nga kreditimi i tij në tremujorin e fundit. Sipas BPRM­së, kjo paraqet qarkullim të konsiderueshëm krahasuar me qarkullimet nga tre tremujoret paraprake, kur kreditë e amvisërive e kishin rolin e bartësit kryesor të rritjes kreditore. Rritja e kredive të amvisërive në tremujorin e katërt është pak më mesatar në krahasim me dy tremujoret paraprake.

Te kreditë e amvisërive bartës kryesor i rritjes edhe mëtej janë kreditë konsumatore. Në bazë vjetore, tregojnë të dhënat BPRM­së, kreditë e përgjithshme janë më të larta për 9,5 për qind dhe e kanë tejkaluar projektimin e tetorit për fundin e vitit për 7.7 për qind. BPRM thekson se qëndrimi i shëndoshë solvent dhe likuiditeti i bankave, rritja e përforcuar e burimeve të financimit dhe konkurrenca e rritur në sektorin bankar janë faktorë që kontribuuan që bankat të përgjigjen me ofertë të rritur të kredive.

Lidhur me burimet e financimit, në tremujorin e fundit është vërejtur rritje e fuqishme e depozitave të përgjithshme me ç’ka shkalla vjetore e rritjes së depozitave të përgjithshme në dhjetor arritur 6,5 për qind është mbi projektimin për fundin e vitit i paraparë në 3,7 për qind. Kontribut më të madh, vlerësojnë nga BPRM­ja, drejt rritjes së depozitave të përgjithshme në tremujorin e fundit kishin depozitat në sektorin kooperativ, ndërsa rritje të lartë realizuan edhe depozitat e amvisërive e cila kryesisht ka dallur nga depozitat e rritura në valutën vendore. “Qarkullimet e tilla të tregut të depozitës janë sinjal për stabilizimin e pritjeve dhe shterjen graduale të efekteve nga faktorët joekonomik, të cilët sollën deri në realizime më të dobëta te depozitat e amvisërive në dy tremujoret paraprake”, qëndron në kumtesë. BPRM pret se baza e depozitave të bankave do të rritet dhe në periudhën e ardhshme, duke siguruar burime stabile për financimin e rritjes kreditore, e cila sipas projektimit të tetorit në dy vitet e fundit do të lëvizte mes 7 dhe 8 për qind. s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button