Kujdes nga ky mesazh që po qarkullon në WhatsApp

Një mesazh që po qarkullon tek shërbimi për mesazhe WhatsApp synon të marrë të dhënat personale të përdoruesve.  Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhur nga një mik. Po të klikoni tek kjo lidhje, kaloni automatikisht tek një uebsajt i rremë, i cili përmban oferta me ulje çmimesh nga marka të famshme.

Përdoruesve më pas u kërkohet të regjistrojnë të dhënat personale, si emri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit dhe adresa, duke e bërë më të lehtë për piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat. Përdoruesve pastaj u kërkohet që të dërgojnë të njëjtin mesazh tek 10 miq, kështu do të përfitojnë ulje nga kompani si Zara apo Starbucks.

Një mesazh i tillë jo vetëm që vjedh të dhënat e përdoruesve, por infekton edhe telefonin me virus, duke e bërë më të lehtë vjedhjen e identitetit të përdoruesit ose marrjen e detajeve të llogarisë bankare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button