Instagram, më shumë se një llogari për iOS

Për ata që dëshirojnë më shumë se një llogari Instagram në telefonin e tyre po vjen një lajm i mirë.

Digital Trends shkruan se rrjeti social me foto është duke testuar një funksion të tillë me disa përdorues iOS, duke u thënë mundësi atyre të përdorin disa llogari njëkohësisht, duke hyrë e duke dalë në secilën prej tyre, por në të njëjtën pajisje.

Madje ajo është testuar dhe në disa përdorues Android, po për të bërë këtë duhej shkarkuar një APK që të punojë. Por për versionin iOS nuk kërkohet asgjë shtesë.

Sipas Ditigal Trends, funksionimi i disa llogarive do të kursejë kohë dhe bezdisje, duke menduar këtu për bizneset, VIP-at, fotografët dhe ata që kanë varësi ndaj Instagram.

Për të mësuar nëse jeni me fat në testimin e kësaj karakteristike, mjafton të shkoni në faqen tuaj të Instagram, dhe klikoni Options në krye në të djathtë. Më pas shihni nëse keni ndonjë mundësi “add account” në mes të faqes. Nëse jo, kini durim!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button