iOS 9 sjell një lajm shumë të keq për serviserët e iPhone

Nuk është kurrfar sekreti të thuhet se Apple është super e fiksuar pas aksesorëve dhe pjesëve të riparimit për pajisjet e saj.

Prandaj, nëse ju jeni duke përdorur komponente të pa vërtetuara nga Apple, atëherë ka gjasa që iPhone-i juaj të mos punojë si duhet.

Përditësimi i fundit softuerik i Apple, iOS 9 është thënë të ketë shkaktuar probleme kritike në një numër të iPhone-ëve që kanë përdorur komponenta dhe pjesë të telefonit nga tregu të cilat nuk janë pjesë e qendrave apo shërbimit të vetë Apple.

The Guardian shkruan se disa iPhone të përdorur nga blerësit në Mbretërinë e Bashkuar janë mbërthyer me një gabim fatal, përkatësisht kodi Error 53 që shfaqet në ekran pas përpjekjes për të rinovuar telefonin që mbështetet në iOS 9.

Nëse iPhone i juaj e shfaq këtë problem, atëherë pothuajse do ta keni të pamundur që ta përdorni telefonin tuaj në mënyrën e duhur.

Error 53 tregon kur Apple zbulon ndryshimet e bëra në sistemin e sigurisë së iPhone, dhe thuhet se ky funksion është i lidhur me Touch ID.

Për ta rregulluar këtë problem ose problemet e ngjashme me iPhone të cilin e keni dërguar tek serviserët e paautorizuar nga Apple, e vetmja mënyrë për të rikthyer iPhone-in tuaj në gjendje pune është që ta kontaktoni direkt kompaninë Apple.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button