Lotët dhe ngujimi në telenovela 

Serialet turke, italiane, spanjolle, arabe, indiane, viteve të fundit kanë arritur të pushtojnë grupmosha të ndryshme. Nuk shikohen vetëm nga shtëpiaket por edhe fëmijët janë të prekur nga këto telenovela. Ato tashmë janë bërë pjesë e  jetës  së  çdo familje shqiptare.

Në çdo serial nuk sheh tjetër përveç transmetime të emocioneve e  ndjenjave të ndryshme, nga ato të xhelozisë, tradhëtisë, urrejtjes, ngrohtësisë, dashurisë e çfarë nuk do të gjeni te to.

Përveç ndikimit  negativ duke transmetuar kultura orienti, turke, arabe, etj. Këto seriale përveç argëtimit, janë shqetësuese për vet faktin që tregojnë vlera të ultë edukative, pseudoartistike, të stërngarkuara emocionalisht.

Ngjarjet të cilat plasohen nëpërmjet  protagonistëve dhe personazheve që luajnë, kanë bërë që pjesa më e madhe  të mos dinë të dallojnë  atë se çfarë është imagjinative dhe reale. Kjo ndikon po ashtu dhe në jetën e përditshme sa njerëzit fillojnë të imitojnë sjelljen e tyre duke dalë plotësisht nga vetja.

Fillojnë të bëjnë tamam jetë seriali, të vishen, të kërkojnë jetë luksoze, të ndahen të bashkohen, të gjejnë dashuri pasiononte siç ndodh aty e nganjëherë te disa çifte mund të vij dhe te ndarja pasi këto seriale mund t’ju sjellin dhe nostalgji për dashuritë  e humbura.

Telenovelat e tilla bëjnë personin me pak aktiv në jetën shoqërore. Shfrenimi pas tyre është  vrastar i kohës, ngujohen brenda mureve  duke u shmangur me jetën reale.

Nëse ju rastis të jeni  të pranishëm aty ku shikohen  telenovela, në komentimin dhe komunikimin i cili bëhet nga shtëpiaket, mund të plasin dhe të qeshura. Nganjëherë përveç lotëve, fillojnë të mallkojnë personazhet.

Ne si popull jemi munduar gjithmonë t’i ikim kulturës turke pasi që me shekuj kemi vuajtur imponimin e tyre. Më e mira do të ishte që mediat tona të sjellin seriale vendore dhe të promovojnë vlera kulturore shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button