Gostivar, trasohet rruga që do të lidh fshatrat Simnicë dhe Cerovë

Edhe pse e pa asfaltuar, u bë hapja e rrugës që do të lidh fshatrat Simnicë dhe Cerovë dhe që do të mundëson lidhjen e fshatrave të Malësisë me aksin regjional Gostivar – Kërçovë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vizitoi rrugën e porsahapur dhe takuan banorët e fshatit Cerovë.

“Kjo rrugë do të lidh mbi 10 katunde të Malësisë dhe bëhet pas ndërtimin të rrugës që u realizua vitin e kaluar që njihet si rruga e Bigorit dhe që lidh fshatrat Gjenovicë – Sërmnovë dhe katundet e tjera përreth. Vitin e kaluar brenda fshatit Simnicë u asfaltuan gjithsej 3.5 kilometra rrugë, ndër to edhe rruga kryesore që do të lidhet me rrugën e re. Me kompletimin e rrugës nga Simnica në Cerovë do të krijohet një infrastrukturë rrugore që do të lehtëson qarkullimin e banorëve të fshatrave të Malësisë, reduktimin e kohës dhe shpenzimeve dhe do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik lokal dhe familjar në drejtim të afrimit të konsumatorit me produktet ushqimore dhe bujqësore që kultivohen nga banorët e zonës”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

Sipas Bejtës konform kushteve klimatike në terren, brenda ditëve në vazhdim do të realizohet faza e dytë e projektit, tamponimi i rrugës së re dhe për ta përmbyllur me fazën e tretë dhe të fundit që parasheh  asfaltimin e këtij aksi rrugor i cili ka qenë imperativ për banorët lokal nga kohërat e lashta të popullimit të kësaj zone.

Duhet theksuar që hapja e rrugës u mundësua nga mjete të siguruara financiare nga Byroja për Zhvillimin Rajonal përmes Qendrës Planore të Pollogut, ndërsa tamponimi i rrugës do të realizohet me mjete nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button