Nëse vjen në pushtet, Zaev do të vendosë numërues për kthimin e parave të vjedhura

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje në një debat në “Nova TV”, për atë se a ka ndonjë plan se si t’i kthejë të gjitha paratë e popullit, ai tha se kur të vijë në pushtet LSDM, do të ndërtojë përmendore në të cilën do të tregohet se sa paratë e popullit janë kthyer në buxhet, transmeton Portalb.

“Unë sa e di, bëhet fjalë për rreth pesë miliard euro nga vitit 2007. Sipas ligjeve të tanishme në Maqedoni, aty ku ka para të vjedhura, nëse gjenden të konfiskohen. Në Portën Triumfale do të vendosim, numërues  dhe kur Agjencinë për Konfiskim të Pasurisë kur do të shesë pronë dhe do të kthejë para në buxhet, numëruesi do të rrotullohet. Ky do të jetë vërtetimi se gjithçka që është vjerdhur do të kthehet në këtë shtet. Unë besoj se do të kemi mundësi që të mblidhen dëshmi që të kthehet një përqindje e madhe e asaj që është vjedhur”, tha Zaev.

Numërues të tillë ka gjithashtu edhe në New York, në të cilin numërohet borxhi publik i cili momentalisht është rreth 19 trilionë dollarë.

Përveç SHBA-së, numërues të borxhit publik ka edhe Gjermania i cili është vendosur në Berlin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button