Osmani: Më mashtruan ta prishim PPD-në, ja e vërteta e krijimit të PDSH-së (VIDEO)

Partia PDSH është krijuar për ti përçarë shqiptarët që ishin të bashkuar vetëm në një parti, në PPD-në, pas pavarësimit të Maqedonisë e vetmja kohë kur ka pasur vetëm një parti shqiptare. Një nga “përçarësit” e asaj kohe, ish lideri i RDK-së, profesori universitar Rufi Osmani në emisionin “Në mbrëmje me Agim Poshkën” ka pranuar se ka qenë i manipuluar ta bëjë këtë gjest “në emër të çështjes shqiptare”.

Ai thotë që PDSH ishte produkt i një pazari politik në mes ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe ish presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov për të mbuluar aferën e armëve, aferë e cila ndodhi në vitet 1992-93.
Dëshmia e Osmanit përmban informata se si ish guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ylber Vrioni dhe një zyrtar i lartë i PD-së, Shqipërisë Shaban Memia  e kanë bindur atë se PPD është parti e tradhtarëve ndërsa Osmani duhet t’iu bashkëngjitur personave që përçanë subjektin e parë politik në Maqedoni, PPD-në në vitin 1996 dhe krijuan PPDSH-në, apo PDSH-në e sotme fillimisht në krye me Arben Xhaferin e më pas Menduh Thaçin.

“Më thanë se ne do jemi fryma atdhetare kundër një fryme “tradhtare” që identifikoheshe me Nevzat Halilin, Mitat Eminin… Këto akuza për tradhtinë e tyre nuk u dëshmuan asnjëherë, madje nga këto akuza pësoi Mitat Emini të cilit iu thye edhe krahu gjatë një situate delikate. PPDSH gjente alibi për këtë konfrontim politik që e bëmë, duke thënë se ky është interes i popullit shqiptarë dhe se kjo na rekomandohet ta bëjmë”, ka sqaruar Osmani duke shpalosur sipas tij, të vërtetën e prishjes së PPD-së. Për më shumë detaje shikoni videon.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. E verteta duhet te dale ne shesh. E vertete eshte kjo dhe topi se lun. Askush s’mund ta jape ne gjyq se eshte e vertete e humb. Ne te vjetrit e dim se pdsh eshte kriju nga sherbimet jugosllave sepse ppd asokohe ishte shume e fuqishme dhe shifeshte si rrezik sepse nje parti e fuqishme shqiptare nuk u pergjigjeshte maqedonasve dhe serbve prandaj gjeten njerez si thaçi e xhaferri per ta prish dhe dobsu!

  2. PDSH-ja është krijuar nga shkaku se atëherë PPD-në e gllabëruan udhëheqësit e deriatëhershëm komunist të cilët pa hezitime(në seancat parlamentare) votonin çdo gjë që ishte në dobi të maqedonëasve dhe çdo gjë që ishte në dëm të Shqiptarëve. Arësye tjetër nuk ka patur, kjo është e vërteta. Më vonë të njejtit individ (komunist) nga ana e udhëheqësisë së PDSh-së u përfshinë edhe në PDSh. Kështu që në të dyja rastet u manipulua me popullin. Fatkeqësisht populli vazhdon të manipulohet edhe në ditët e sotme.

  3. PDSH u formua me inicijative dhe nen urdher te Pavle Trajanovit.Me fakte.Edhe sot PDSH e luan rolin e njejte ,te shkaterroje cdo inicijative shqiptare ne menyra indirekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button