“Hamleti”, ndershmëria morale përballë hakmarrjes!

“Hamleti”, padyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze, por edhe një ndër më të dalluarat të letërsisë botërore. I shkruar nga shkrimtari anglez Uilliam Shekspir, ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit.

Dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait, ndaj Portalb ua sugjeron ta lexoni këtë libër madhor.

Në këtë tragjedi bëhet fjalë për Hamletin, princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Më pas ngjarjet zhvillohen në një mënyrë shumë dramatike sa që lexuesi nuk mund ti shqepet librit deri në fund.capture-20160131-215724

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme. Gjenia e dramaturgut është e dukshme gjithashtu edhe në transformimet e burimeve letrare të tragjedisë, veçanërisht “Ur – Hamletin” bashkëkohor, në një tragjedi të jashtëzakonshme.

“Ur – Hamleti” apo “Hamleti origjinal”, është një tragjedi e humbur për të cilën studiuesit mendojnë se ishte shkruar disa dekada përpara “Hamletit” të Shekspirit, duke siguruar pjesën më të madhe të kontekstit dramatik për tragjedinë e mëvonshme. Dokumentime të shumta të shekullit të XVI – të dëshmojnë për ekzistencën e “Ur – Hamletit”.

Shekspiri krijoi “Hamletin”, një vepër letrare jashtëzakonisht të pasur dhe komplekse që vazhdon t’u jep kënaqësi si lexuesve ashtu edhe spektatorëve me morinë e kuptimeve dhe të interpretimeve të saj. /Portalb

 

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

Libri i javës së dymbëdhjetë: “Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

Libri i javës së trembëdhjetë: “Bagëti e Bujqësia”, bukuria shqiptare!

Libri i javës së katërmbëdhjetë: Sikur të isha djalë”, luftoni për të drejtat tuaja, qoftë edhe me tërë botën!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button